Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 58

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 58:1 "Bėrtit sa tė mundėsh, mos u kurse; ngrije zėrin tėnd si njė bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij dhe shtėpisė sė Jakobit mėkatet e tij.

IS 58:2 Mė kėrkojnė ēdo ditė dhe dėshirojnė tė njohin rrugėt e mia, si njė komb qė zbaton drejtėsinė dhe nuk braktis ligjin e Perėndisė tė tij; mė kėrkojnė gjykime tė drejta dhe dėshirojnė t`i afrohen Perėndisė.

IS 58:3 Ata thonė: "Pse kemi agjėruar, dhe ti nuk e ke parė? Pse kemi hidhėruar shpirtėrat tona dhe ti nuk e ke vėnė re?". Ja, ditėn e agjėrimit tuaj ju bėni atė qė ju pėlqen dhe i detyroni punėtorėt tuaj tė kryejnė njė punė tė rėndė.

IS 58:4 Ja, ju agjėroni pėr grindje dhe mosmarrėveshje dhe pėr tė goditur pabesisht me grusht. Duke agjėruar ashtu si bėni sot, nuk bėni qė zėri juaj tė dėgjohet lart.

IS 58:5 A ėshtė ky agjėrimi tė cilin e pėlqej, dita nė tė cilėn njeriu pikėllon shpirtin e tij? Tė pėrkulėsh kokėn si xunkthi dhe tė shtrihesh mbi njė shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan kėtė vallė agjėrim dhe ditė qė i pėlqen Zotit?

IS 58:6 Agjėrimi qė mė pėlqen a nuk ėshtė vallė ky: tė thyesh zinxhirėt e ligėsisė, tė zgjidhėsh verigat e zgjedhės, t`i lėsh tė lirė tė shtypurit, tė dėrmosh ēdo zgjedhė?

IS 58:7 A nuk konsiston vallė nė ndarjen e bukės sate me atė qė ka uri, nė sjelljen nė shtėpinė tėnde tė tė varfėrit pa strehė, nė tė veshurit e atij qė ėshtė lakuriq, pa lėnė pas dore ata qė janė nga gjaku yt?

IS 58:8 Atėherė drita jote do tė shpėrthejė si agimi dhe shėrimi yt do tė mbijė menjėherė, drejtėsia jote do tė tė pararendė dhe lavdia e Zotit do tė jetė praparoja jote.

IS 58:9 Atėherė do tė thėrrasėsh dhe Zoti do tė tė pėrgjigjet, do tė bėrtasėsh dhe ai do tė thotė: "Ja ku jam!". Nė rast se ti heq dorė nga zgjedha, tregimi me gisht dhe tė folurit mbrapsht,

IS 58:10 nė rast se plotėson nevojat e tė uriturit dhe ngop shpirtin e pikėlluar, atėherė drita jote do tė lindė nga terri dhe terri yt do tė jetė si mesdita.

IS 58:11 Zoti do tė tė udhėheqė vazhdimisht, do tė ngopė shpirtin tėnd nė vendet e thata dhe do t`u japė forcė kockave tė tua; ti do tė jesh si njė kopsht i vaditur dhe si njė burim uji, ujėrat e tė cilit nuk shterojnė.

IS 58:12 Njerėzit e tu do tė rindėrtojnė rrėnojat e lashta, dhe ti do tė ngresh pėrsėri themelet e shumė brezave tė shkuara; kėshtu do tė quhesh riparuesi i tė ēarave, restauruesi i shtigjeve pėr tė banuar nė vend.

IS 58:13 Nė rast se e pėrmban kėmbėn qė tė mos dhunosh tė shtunėn, nė rast se nuk kryen punėt e tua gjatė ditės sime tė shenjtė, nė rast se e quan tė shtunėn kėnaqėsi, ditėn e shenjtė tė Zotit, qė meriton

IS 58:14 do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek Zoti, dhe unė do tė tė bėjė qė tė kalėrosh mbi lartėsitė e tokės dhe do tė tė jap tė hash trashėgiminė e Jakobit, atit tėnd, sepse goja e Zotit ka folur".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase