Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 57

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 57:1 I drejti vdes, por askush nuk kujdeset pėr tė; njerėzit e devotshėm ēohen tutje, dhe askush nuk mendon qė i drejti ėshtė ēuar larg pėrpara sė keqes.

IS 57:2 Ai hyn nė paqe; ata qė kanė ecur nė ndershmėri pushojnė nė shtretėrit e tyre.

IS 57:3 Por afrohuni kėtu, ju bij tė magjistares, pasardhės tė shkelėsit tė kurorės dhe tė prostitutes.

IS 57:4 Me kė po talleni? Kundėr kujt e hapni gojėn dhe nxirrni jashtė gjuhėn? A nuk jeni ju bij tė rebelimit, pasardhės tė gėnjeshtrės,

IS 57:5 ju, qė ndizeni midis lisave poshtė ēdo druri tė blertė, therni bijtė nė luginat, nė tė ēarat e shkėmbinjve?

IS 57:6 Pjesa jote ėshtė midis gurėve tė lėmuar tė pėrroit; ata, pikėrisht ata janė pjesa jote; mbi ta ke derdhur libacione dhe ke sjellė blatime ushqimesh. A do tė mund tė gjeja pėrdėllim nė kėto gjėra?

IS 57:7 Ti e ke vėnė shtratin tėnd mbi njė mal tė lartė dhe tė ngritur, edhe aty ke hipur pėr tė ofruar flijime.

IS 57:8 I ke vėnė simbolet e tu idhujtarė prapa portave dhe pas shtalkave. Larg meje je zbuluar dhe je ngjitur tek ata; ke zgjeruar shtratin tėnd dhe ke bėrė njė besėlidhje me ta, ke pėlqyer shtratin e tyre, duke synuar pushtetin e tyre.

IS 57:9 Ke shkuar te mbreti me vaj, duke i shumuar parfumet e tua; i dėrgove larg lajmėtarėt e tu dhe u ule deri nė Sheol.

IS 57:10 Nga shkaku i udhėtimeve tė tua tė shumta je lodhur, por nuk ke thėnė: "Éshtė e kotė". Ke gjetur akoma fuqi nė dorėn tėnde, prandaj nuk e ndjen veten tė kapitur.

IS 57:11 Nga kush ke pasur frikė, nga kush je trembur pėr tė gėnjyer, pėr tė mos mė kujtuar mua dhe pėr tė mos menduar mė pėr mua? A nuk kam qėndruar nė heshtje pėr njė kohė tė gjatė? Prandaj nuk ke mė frikė nga unė.

IS 57:12 Unė do tė shpall drejtėsinė tėnde dhe veprat e tua, qė nuk do tė hyjnė aspak nė punė.

IS 57:13 Kur do tė bėrtasėsh, le tė vijė tė tė shpėtojė turma e idhujve tė tu. Era do t`i pėrlajė tė tėrė, njė frymė do t`i ēojė tutje. Por ai qė gjen strehė tek unė do tė zotėrojė vendin dhe do tė trashėgojė malin tim tė shenjtė.

IS 57:14 Dhe do tė thuhet: "Sheshoni, sheshoni, shtroni rrugėn, hiqni pengesat nga rruga e popullit tim!".

IS 57:15 Sepse kėshtu thotė i Larti dhe i Madhėrishmi qė banon pėrjetėsinė dhe emri i tė cilit ėshtė i "Shenjti": "Unė banoj nė vendin e lartė dhe tė shenjtė dhe bashkė me atė qė ėshtė i penduar dhe i pėrulur nga fryma, pėr tė ngjallur frymėn e tė pėrulurve, pėr tė ngjallur frymėn e tė penduarve.

IS 57:16 Sepse unė nuk dua tė kundėrshtoj gjithnjė dhe as tė jem i zemėruar pėrjetė, pėrndryshe para meje do tė ligėshtoheshin fryma dhe shpirtėrat qė kam bėrė.

IS 57:17 Pėr shkak tė paudhėsisė sė lakmisė sė tij u zemėrova dhe e godita; u fsheha, u indinjova, por ai u largua duke ndjekur rrugėn e zemrės sė tij.

IS 57:18 I pashė rrugėt e tij, por unė do ta shėroj, do ta udhėheq dhe do t`i jap pėrsėri ngushėllimet e mia atij dhe tė tijve qė janė tė pikėlluar.

IS 57:19 Unė krijoj frytin e buzėve. Paqe, paqe atij qė ėshtė larg dhe atij qė ėshtė afėr", thotė Zoti. "Unė do ta shėroj".

IS 57:20 Por tė pabesėt janė si deti i trazuar, qė nuk mund tė qetėsohet dhe ujėrat e tė cilit vjellin llucė dhe baltė.

IS 57:21 "Nuk ka paqe pėr tė pabesėt", thotė Perėndia im.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase