Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 23:1 Profecia kundėr Tiros. Rėnkoni, o anije tė Tarshishit, sepse Tiro ėshtė shkatėrruar, dhe nuk kanė mbetur as shtėpitė as porti. Ky lajm iu erdhi nga vendi i Kitimit.

IS 23:2 Mos hapni gojėn, o banorė tė bregut tė detit, o tregtarė tė Sidonit; ata qė ēajnė detet ju kanė mbushur me pasuri.

IS 23:3 Nėpėrmjet ujėrave tė mėdha gruri i Shihorit, prodhimi i lumit, ishte e ardhura e tij; dhe ai ishte tregu i kombeve.

IS 23:4 Ki turp, o Sidon, sepse ka folur deti, kalaja e detit, duke thėnė: "Unė nuk kam pasur dhembje, as kam lindur fėmijė; nuk kam ushqyer tė rinj as kam rritur virgjėresha".

IS 23:5 Kur lajmi do tė arrijė nė Egjipt, do tė hidhėrohen pėr lajmin e Tiros.

IS 23:6 Kaloni nė Tarshish, vajtoni o banorė tė bregut tė detit!

IS 23:7 Ky qėnka qyteti juaj i qejfeve, prejardhja e tė cilit ėshtė e lashtė? Kėmbėt e tij e ēonin tė banonte nė toka tė largėta.

IS 23:8 Kush, pra, e ka vendosur kėtė kundėr Tiros, dhurues kurorash, tregėtarėt e tė cilit ishin princa dhe dyqanxhinjtė e tė cilit ishin njerėzit e nderuar tė dheut?

IS 23:9 E ka vendosur Zoti i ushtrive, pėr tė errur krenarinė nga ēfarėdo shkėlqimi, pėr tė ulur gjithė njerėzit e nderuar tė dheut.

IS 23:10 Kalo nėpėr vendin tėnd si Nili, o bijė e Tarshishit, nuk ka mė forcė.

IS 23:11 Zoti ka shtrirė dorėn e tij mbi detin, i ka bėrė mbretėritė tė dridhen, pėr Kanaanin ka urdhėruar t`i shkatėrrohen kalatė e tij.

IS 23:12 Ai ka thėnė: "Ti nuk do tė vazhdosh tė gėzohesh, o bijė e Sidonit, virgjėreshė qė ke humbur nderin". Ēohu, kalo nė vendin e Kitimit; as aty nuk do tė gjesh prehje.

IS 23:13 Ja vendi i Kaldeasve: ky popull nuk ekzistonte fare; Asiri e themeloi pėr kafshėt e shkretėtirės. Ata kanė ngritur kalatė e tyre, kanė rrėnuar pallatet e Tiros dhe e kanė katandisur nė njė grumbull gėrmadhash.

IS 23:14 Rėnkoni, o anije tė Tarshishit, sepse kalaja juaj ėshtė shkatėrruar.

IS 23:15 Atė ditė do tė ndodhė qė Tiro tė harrohet pėr shtatėdhjetė vjet, aq sa janė vitet e njė mbreti. Pas shtatėdhjetė vjetve do tė ndodhė nė Tiro ashtu siē thotė kėnga e prostitutės:

IS 23:16 "Merr qesten, sillu nėpėr qytet, o prostitutė e harruar; bjeri me zotėsi veglės, shumo kėngėt qė tė mund tė tė kujtojnė".

IS 23:17 Pas shtatėdhjetė vjetve do tė ndodhė qė Zoti do tė vizitojė Tiron, qė do tė kthehet nė pagėn e vet dhe do tė kurvėrohet me tė gjitha mbretėritė e botės mbi faqen e dheut.

IS 23:18 Por fitimi nga tregtia e tij dhe paga e tij do t`i shenjtėrohen Zotit; nuk do tė mblidhet as nuk do tė vihet mėnjanė, sepse fitimi nga tregtia e tij do t`u shkojė atyre qė banojnė pėrpara Zotit, me qėllim qė tė hanė sa tė ngopen dhe tė vishen nė mėnyrė tė shkėlqyeshme.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase