Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 16:1 "Dėrgojini njė qengj sunduesit tė vendit, nga Sela nė drejtim tė shkretėtirės, nė malin e bijės sė Sionit.

IS 16:2 Sepse do tė ndodhė qė nė vaun e Arnonit vajzat e Moabit do tė jenė si njė zog i dėbuar nga foleja.

IS 16:3 Na jep njė kėshillė, bėj drejtėsi! Bėje hijen tėnde si nata, nė mes tė ditės; fshih ata qė janė shpėrndarė, mos i tradhėto ikanakėt.

IS 16:4 O Moab, lejo qė tė banojnė pranė teje njerėzit e mi qė janė shpėrndarė, ji pėr ta njė strehė pėrballė shkatėrruesit. Sepse tirani nuk ėshtė mė, shkatėrrimi ka marrė fund, shtypėsit janė zhdukur nga vendi.

IS 16:5 Atėherė njė fron do tė jetė i qėndrueshėm nė dhembshuri dhe mbi tė do tė ulet nė besnikėri, nė ēadrėn e Davidit, njė qė do tė gjykojė, do ta ushtrojė gjykimin dhe do tė jetė i gatshėm tė sigurojė drejtėsinė".

IS 16:6 "Kemi dėgjuar tė flitet pėr krenarinė e Moabit, jashtėzakonisht krenar, pėr fodullėkun e tij, pėr kryelartėsinė e tij, pėr arrogancėn e tij, pėr mburrjen e tij pa baza".

IS 16:7 Pėr kėtė Moabi do tė bėjė njė vajtim pėr Moabin, tė gjithė do tė vajtojnė. Ju do tė qani tė dėshpėruar pėr pitet me rrush tė Kir-Haresethit.

IS 16:8 Sepse fushat e Heshbonit po meken, po kėshtu edhe vreshtat e Sibmahut; sunduesit e kombeve kanė shkatėrruar bimėt e saj mė tė mira qė arrinin deri nė Jazer dhe endeshin nėpėr shkretėtirė; degėt e saj shtriheshin dhe tejkalonin detin.

IS 16:9 Prandaj me qarjen e Jazerit do tė qaj vreshtat e Sibmahut; do tė tė vadis me lotėt e mi, o Heshbon, o Elealeh, sepse mbi frytet e tua tė verės dhe mbi tė korrat e tua ka rėnė njė britmė lufte.

IS 16:10 Gėzimi dhe hareja janė zhdukur nga fusha pjellore; ndėr vreshta nuk ka mė as kėngė, as britma gėzimi; shtrydhėsi i rrushit nuk shtrydh mė verėn ndėr voza; unė nuk nxjerr mė britma gėzimi.

IS 16:11 Prandaj tė pėrbrendshmet e mia dridhen pėr Moabin si njė harpė; dhe zemra ime pėr Kir-Heresin.

IS 16:12 Dhe do tė ndodhė qė kur tė paraqitet Moabi, dhe tė lodhet nė vendin e lartė; ai do tė hyjė nė shenjtėroren e tij pėr t`u lutur, por nuk do tė fitojė asgjė.

IS 16:13 Kjo ėshtė fjala qė Zoti i drejtoi dikur Moabit.

IS 16:14 Por tani Zoti ka folur, duke thėnė: "Brenda tre vjetėve, si vitet e njė argati me mėditje, lavdia e Moabit do tė bjerė e do tė pėrēmohet bashkė me tėrė atė turmė tė madhe; dhe do tė mbetet vetėm njė numėr shumė i vogėl dhe i pafuqishėm".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase