Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 30

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 30:1 "Mjerė bijtė rebelė, thotė Zoti, qė bėjnė projekte qė nuk vijnė nga unė, qė lidhin aleanca, por pa Frymėn time, pėr tė grumbulluar mėkate mbi mėkate;

IS 30:2 qė shkojnė poshtė nė Egjipt pa konsultuar mė parė gojėn time, pėr t`u pėrforcuar nė forcėn e Faraonit dhe pėr tė kėrkuar strehė nė hijen e Egjiptit!

IS 30:3 Por forca e Faraonit do tė jetė turpi juaj dhe streha nė hije tė Egjiptit fatkeqėsia juaj.

IS 30:4 Sepse princat e tij kanė shkuar nė Tsoan dhe ambasadorėt e tij kanė arritur nė Hanes.

IS 30:5 Por do tė turpėrohen tė gjithė nga njė popull qė nuk do t`u hyjė fare nė punė, qė nuk do t`iu japė asnjė ndihmė o pėrfitim, por vetėm turp dhe poshtėrim.

IS 30:6 Njė profeci kundėr kafshėve tė Neghevit: nėpėrmjet njė vendi tė mjeruar dhe plot ankthe, prej tė cilit vijnė luanesha dhe luani, nepėrka dhe gjarpėri i zjarrtė qė fluturon, ata mbartin pasuritė e tyre mbi kurrizin e gomarėve dhe thesaret e tyre mbi kurrizin e deveve njė populli prej tė cilit nuk kanė pėr tė pėrfituar asgjė.

IS 30:7 Sepse ndihma e Egjiptit ėshtė e kotė dhe e padobishme, prandaj unė e quaj: "Rahab-Hem-Shebeth".

IS 30:8 Tani eja, shkruaje kėtė mbi njė rrasė tė vogėl dhe shkruaje nė njė libėr, qė tė mbetet pėr ditėt e ardhshme, pėr gjithnjė, pėrjetė.

IS 30:9 Sepse ky ėshtė njė popull rebel, janė bij gėnjeshtarė, bij qė nuk duan tė dėgjojnė ligjin e Zotit,

IS 30:10 qė u thonė shikuesve: "Mos kini vegime", dhe profetėve: "Mos na profetizoni gjėra tė vėrteta, na tregoni gjėra tė kėndshme, na profetizoni gjėra mashtruese.

IS 30:11 Dilni jashtė rruge, braktisni shtegun e drejtė, largoni nga sytė tona tė Shenjtin e Izraelit!"".

IS 30:12 Prandaj kėshtu thotė i Shenjti i Izraelit: "Me qenė se ju e pėrēmoni kėtė fjalė dhe keni besim te shtypja dhe te ligėsia, dhe mbėshteteni mbi to,

IS 30:13 kjo paudhėsi do tė jetė pėr ju si e ēarė qė rrezikon tė rrėzohet, njė dalje te njė mur i lartė, rrėzimi i tė cilit ndodh papritmas, nė njė ēast,

IS 30:14 dhe thyhet si njė enė prej balte tė pjekur, qė dikush copėton pa mėshirė duke mos mundur tė gjejė nė copat e tij qoftė edhe njė copė pėr tė marrė zjarr nė vatėr ose pėr tė marrė ujė nga sterna".

IS 30:15 Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti, i Shenjti i Izraelit: "Duke u kthyer tek unė dhe duke pushuar tek unė, do tė shpėtoni; forca juaj qėndron nė qetėsinė dhe nė besimin tuaj. Por ju nuk keni dashur,

IS 30:16 madje keni thėnė: "Jo, ne do tė ikim me kuajt tanė!". Prandaj ju do tė ikni. Dhe: "Do tė shkojmė me kuaj tė shpejtė!". Prandaj ata qė do t`ju ndjekin do tė jenė edhe mė tė shpejtė.

IS 30:17 Njė mijė prej jush do tė ikin nėn kėrcėnimin e njė tė vetmi; nėn kėrcėnimin e pesė vetave do tė ikni me vrap, deri sa tė rrini si njė hu mbi majėn e njė mali, si njė flamur mbi njė kodėr".

IS 30:18 Prandaj Zoti do tė presė pėr t`ju dhėnė hir, pastaj ai do tė lartėsohet, sepse i erdhi keq pėr ju, sepse Zoti ėshtė njė Perėndi i drejtėsisė. Lum tė gjithė ata qė kanė shpresė tek ai!

IS 30:19 O popull i Sionit qė banon nė Jeruzalem, ti nuk do tė qash mė. Ai do tė tė bėj nder me siguri; duke dėgjuar zėrin e britmės sate; sapo tė tė dėgjojė, do tė pėrgjigjet.

IS 30:20 Edhe sikur Zoti t`ju japė bukėn e ankthit dhe ujin e shtypjes, megjithatė ata qė tė mėsojnė nuk do tė duhet tė fshihen, dhe sytė e ty do tė shohin mėsuesit e tu.

IS 30:21 Kur do tė shkoni djathtas ose kur do tė shkoni majtas, veshėt e tu do tė dėgjojnė prapa teje njė fjalė qė do tė thotė: "Kjo ėshtė rruga, ecni nė tė!".

IS 30:22 Konsiderojini si tė papastra shėmbėlltyrat tuaja tė gdhendura tė veshura me argjend dhe shėmbėlltyrat tuaja prej metali tė derdhur tė veshura me ar; do t`i flakni tutje si njė gjė e papastėr, "Jashtė!", do t`u thoni atyre.

IS 30:23 Atėherė ai do t`i japė shiun pėr farėn tėnde qė do tė kesh mbjellė nė tokė; dhe buka qė toka do tė prodhojė do tė jetė e shijshme dhe e bollshme; atė ditė bagėtia jote do tė kullosė nė kullota tė gjera.

IS 30:24 Qetė dhe gomarėt qė punojnė tokėn do tė hanė forazhin me kripė, tė ajrosur me lopatėn e drithit.

IS 30:25 Mbi ēdo mal tė lartė dhe mbi ēdo kodėr tė lartė do tė ketė rrėke dhe rrjedha uji ditėn e masakrės sė madhe, kur do tė rrėzohen kullat.

IS 30:26 Drita e hėnės do tė jetė si drita e diellit, dhe drita e diellit do tė jetė shtatė herė mė e fortė, si drita e shtatė ditėve, ditėn kur Zoti do tė lidhė plagėn e popullit tė tij dhe do tė shėrojė plagėn e shkaktuar nga goditjet e tij.

IS 30:27 Ja, emri i Zotit vjen nga larg; zemėrimi i tij ėshtė i zjarrtė dhe barra e tij e rėndė; buzėt e tij janė plot indinjatė dhe gjuha e tij si njė zjarr qė tė pėrpin;

IS 30:28 fryma e tij ėshtė si njė pėrrua qė vėrshon dhe qė arrin deri nė qafė pėr tė shoshitur kombet me shoshėn e shkatėrrimit dhe pėr tė vėnė nė nofullat e popujve njė fre qė t`i bėjė tė pėrdalin.

IS 30:29 Atėherė do t`ia merrni njė kėngė si natėn kur kremtoni njė festė; dhe do tė keni gėzim nė zemėr, ashtu si ai qė shkon me zėrin e fyellit nė malin e Zotit, nė kėshtjellėn e Izraelit.

IS 30:30 Pastaj Zoti do tė bėjė tė dėgjohet zėri i tij madhėshtor dhe do tė tregojė si godet me krahun e tij kur tėrbohet zemėrimi i tij, nė flakėn e njė zjarri gllabėrues, nė mes shpėrthimesh tė furishme, uraganėsh dhe breshėri gurėsh.

IS 30:31 Me qenė se Asiria do tė goditet nga frika e zėrit tė Zotit, qė do ta rrahė me shufėr;

IS 30:32 dhe ēdo goditje qė do tė jepet me shkopin tė cilin Zoti do tė bėjė t`i bjerė mbi tė, do tė shoqėrohet nga tingujt e dajreve dhe tė qesteve. Ai do tė luftojė kundėr asaj duke tundur dorėn nė mėnyrė kėrcėnuese.

IS 30:33 Tofeti ėshtė pėrgatitur prej shumė kohe, ai ėshtė gati edhe pėr mbretin; ky e ka bėrė tė thellė dhe tė gjerė; mbi turrėn e druve pėr ta djegur ka zjarr dhe dru me shumicė; fryma e Zotit, si njė rrymė squfuri, do ta ndezė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase