Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 17:1 Profecia kundėr Damaskut. "Ja, Damasku do tė pushojė sė qėni njė qytet dhe do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash.

IS 17:2 Qytetet e Aroerit do tė braktisen; do tė bėhen kullota pėr kopetė qė do tė pushojnė aty pa i trembur askush.

IS 17:3 Efraimit do t`i hiqet fortesa, Damaskut mbretėria; dhe pjesa tjetėr e Sirisė do tė jetė si lavdia e bijve tė Izraelit", thotė Zoti i ushtrive.

IS 17:4 "Atė ditė do tė ndodhė qė lavdia e Jakobit do tė zhduket dhe shėndoshja e tepėrt e trupit e tij do tė konsumohet.

IS 17:5 Do tė ndodhė ashtu si kur korrėsi mbledh grurin dhe me krahun e tij pret kallinjtė; do tė ndodhė ashtu si kur mblidhen kallinjtė nė luginėn e Refaimit;

IS 17:6 Do tė mbeten disa vile pėr tė mbledhur, ashtu si kur shkunden ullinjtė: dy apo tre ullinj nė majė tė degėve mė tė larta, katėr ose pesė mbi degėt mė tė ngarkuara", thotė Zoti, Perėndia i Izraelit.

IS 17:7 Atė ditė njeriu do ta kthejė shikimin e tij nė drejtim tė Krijuesit tė tij dhe sytė e tij do tė shikojnė tė Shenjtin e Izraelit.

IS 17:8 Nuk do tė drejtohet mė te altarėt, vepėr e duarve tė tij dhe nuk do tė shikojė mė atė qė kanė bėrė gishtėrinjtė e tij as te Asherimėt dhe te altarėt pėr temjan.

IS 17:9 Atė ditė qytetet e fortifikuara tė tij do tė jenė si njė vend i braktisur nė pyll ose si njė degė e braktisur pėrpara bijve tė Izraelit, dhe kjo do tė jetė njė shkretim.

IS 17:10 Sepse ke harruar Perėndinė e shpėtimit tėnd dhe nuk je kujtuar pėr Shkėmbin e forcės sate, prandaj mbolle plantacione dhe i ke shartuar me shartesa tė huaja.

IS 17:11 Ditėn qė i mbolle i rrethove me njė gardh; nė mėngjes mbijnė farat e tua, por vjelja do tė jetė njė tog rrėnojash ditėn e sėmundjes dhe tė dhembjes sė pashėrueshme.

IS 17:12 Ah, zhurma e njė numri tė madh popujsh, qė zhurmojnė si gjėmimi i detit dhe si buēima e kombeve, zhurmojnė si buēima e ujėrave tė fuqishme!

IS 17:13 Kombet zhurmojnė si buēima e shumė ujėrave, por Perėndia i kėrcėnon, dhe ata ikin larg, tė shtyrė si byku i maleve pėrpara erės, si njė dredhė pluhuri pėrpara shakullimės.

IS 17:14 Nė mbrėmje, ja tmerri, dhe para mėngjesit nuk ka mė asgjė. Kjo ėshtė pjesa e atyre qė na plaēkitin, qė na bėjnė pre.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase