Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 47

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 47:1 "Zbrit dhe ulu nė pluhur, o e virgjėr bijė e Babilonisė. Ulu nė tokė, pa fron, o bijė e Kaldeasve, sepse nuk do tė quajnė mė tė brishtė dhe tė njomė.

IS 47:2 Vėr dorėn mbi mokrėn dhe bluaj miellin; lėvize velin tėnd, ngrije bishtin e fustanit, zbulo kėmbėn dhe kalo lumenjtė.

IS 47:3 Lakuriqėsia jote do tė zbulohet dhe do tė shihet gjithashtu turpi yt; do tė hakmerrem dhe asnjeri nuk do tė ndėrhyjė".

IS 47:4 Shpėtimtari ynė, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive, ėshtė i Shenjti i Izraelit.

IS 47:5 "Ulu nė heshtje dhe shko nė terr, o bijė e Kaldeasve, sepse nuk do tė tė quajnė mė zonjė tė mbretėrive.

IS 47:6 Jam zemėruar me popullin tim, kam pėrdhosur trashėgiminė time dhe i kam dhėnė nė pushtetin tėnd, por ti nuk ke perdorur pėr ta kurrfarė mėshire; zgjedhėn tėnde e ushtrove sidomos mbi tė moshuarit,

IS 47:7 dhe the: "Unė do tė jem zonjė pėrjetė", dhe kėshtu nuk i vure kėto gjėra nė zemėr dhe nuk more parasysh fundin e gjithė kėsaj ngjarjeje.

IS 47:8 Por tani dėgjo, o epshndjellėse, qė banon nė njė vend tė sigurt dhe thua nė zemrėn tėnde: "Unė, dhe asnjė tjetėr! Nuk do tė mbetem kurrė e ve dhe s`kam pėr tė njohur humbjen e fėmijėve".

IS 47:9 Por kėto dy gjėra do tė tė ndodhin nė njė ēast, nė po atė ditė: humbja e fėmijėve dhe vejėria; do tė tė bien plotėsisht mbi kurriz, pėr shkak tė numrit tė madh tė magjive tė tua dhe pėr morinė e yshtjeve tė tua.

IS 47:10 Ti kishe besim nė djallėzinė tėnde dhe thoje: "Askush nuk mė sheh". Dituria jote dhe njohuritė e tua tė kanė mashtruar, dhe ti thoje nė zemrėn tėnde:

IS 47:11 "Unė dhe askush tjetėr". Prandaj do tė tė vijė njė fatkeqėsi dhe nuk do tė dish se nga tė vjen; do tė bjerė njė fatkeqėsi, qė nuk do tė jesh nė gjendje ta shmangėsh me asnjė lloj shlyerje; do tė bjerė papritmas nė trup njė shkatėrrim, qė nuk e ke parashikuar.

IS 47:12 Rri tani me yshtjet e tua dhe me morinė e magjive tė tua me tė cilat je lodhur qė nė rininė tėnde. Ndofta do tė nxjerrėsh prej tyre ndonjė pėrfitim, ndofta do tė arrish tė ndjellėsh frikė.

IS 47:13 Je lodhur me turmėn e kėshilltarėve tė tu; le tė ngrihen, pra, astrologėt, ata qė studiojnė yjet dhe bėjnė parashikime ēdo muaj dhe le tė tė shpėtojnė nga gjėrat qė do tė bien nė kurriz.

IS 47:14 Ja, ato do tė jenė si kashta; zjarri do t`i harrxhojė. Nuk do tė shpėtojnė veten e tyre nga fuqia e flakės; nuk do tė ketė prush pėr t`u ngrohur, as zjarr para tė cilit tė ulesh.

IS 47:15 Kėshtu do tė jenė ata me tė cilėt je munduar dhe ke dhėnė e ke marrė qė nė rininė tėnde. Secili do tė rravgojė pėr llogari tė vet, dhe askush nuk do tė tė shpėtojė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase