Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 56

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 56:1 Kėshtu thotė Zoti: "Respektoni tė drejtėn dhe zbatoni drejtėsinė, sepse shpėtimi im ėshtė duke ardhur dhe drejtėsia ime do tė shfaqet.

IS 56:2 Lum njeriu qė vepron kėshtu dhe biri i njeriut qė i pėrmbahet kėsaj, qė respekton tė shtunėn pa e pėrdhosur dhe qė e pėrmban dorėn e tij nga kryerja e ēfarėdo veprimi tė keq".

IS 56:3 Tė mos thotė biri i tė huajit qė ėshtė bashkuar me Zotin: "Zoti me siguri mė ka pėrjashtuar nga populli i tij". Dhe tė mos thotė eunuku: "Ja, unė jam njė dru i thatė".

IS 56:4 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Eunukėt qė respektojnė tė shtunat e mia, qė zgjedhin atė qė mė pėlqen mua dhe qė i pėrmbahen me vendosmėri besėlidhjes sime,

IS 56:5 do t`u jap atyre nė shtėpinė time dhe brenda mureve tė mia njė vend dhe njė emėr, qė do tė vlejė mė tepėr nga ai i bijve dhe i bijave; do t`u jap atyre njė emėr tė pėrjetshėm qė nuk do tė fshihet kurrė.

IS 56:6 Bijtė e tė huajve qė janė bashkuar me Zotin pėr t`i shėrbyer, pėr tė dashur emrin e Zotit dhe pėr tė qenė shėrbėtorė tė tij, tėrė ata qė respektojnė tė shtunėn pa e pėrdhosur dhe qė i pėrmbahen me vendosmėri besėlidhjes sime,

IS 56:7 do t`i ēoj nė malin tim tė shenjtė dhe do t`i mbush me gėzim nė shtėpinė time tė lutjes; olokaustet e tyre dhe flijimet e tyre do tė pėlqehen mbi altarin tim, sepse shtėpia ime do tė quhet shtėpi lutjeje pėr tė gjithė popujt".

IS 56:8 Zoti, Zoti, qė i mbledh tė shpėrndarit e Izraelit, thotė: "Unė do tė mbledh rreth tij edhe tė tjerė, pėrveē atyre qė kam mbledhur".

IS 56:9 O ju mbarė, kafshė tė fushave, ejani pėr tė ngrėnė; ejani, ju mbarė kafshė tė pyllit!

IS 56:10 Rojtarėt e tyre janė tė verbėr, janė tė gjithė tė paditur, janė tė gjithė qen memecė, tė paaftė tė lehin; shohin ėndrra, rrinė shtrirė, u pėlqen tė dremitin.

IS 56:11 Janė qen llupės, qė nuk ngopen kurrė, janė barinj qė nuk kuptojnė asgjė; ndjekin tė gjithė rrugėn e tyre, secili shikon interesin e vet, pėr llogari tė vet.

IS 56:12 "Ejani", thonė, "do tė marr verė dhe do tė dehemi me pije dehėse; nesėr do tė jetė si sot, madje shumė mė mirė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase