Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 38

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 38:1 Nė atė kohė Ezekia u sėmur nga njė sėmundje vdekjeprurėse. Profeti Isaia, bir i Amotsit, shkoi tek ai dhe i tha: "Kėshtu flet Zoti. Rregullo shtėpinė tėnde, sepse ke pėr tė vdekur dhe jo pėr t`u shėruar".

IS 38:2 Atėherė Ezekia e ktheu fytyrėn nga muri dhe iu lut Zotit:

IS 38:3 "Tė lutem shumė, o Zot, kujto si kam ecur para teje me besnikėri, me zemėr tė pastėr, dhe kam bėrė atė qė ėshtė mirė nė sytė e tu". Pastaj Ezekia qau me tė madhe.

IS 38:4 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Isaias, duke thėnė:

IS 38:5 "Shko dhe i thuaj Ezekias: Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Davidit, ati yt: E dėgjova lutjen tėnde, i pashė lotėt e tua; ja, do t`u shtoj pesėmbėdhjetė vjet ditėve tė tua;

IS 38:6 do tė tė ēliroj ty dhe kėtė qytet nga duart e mbretit tė Asirisė dhe do ta mbroj kėtė qytet.

IS 38:7 Kjo ėshtė pėr ty shenja nga ana e Zotit, Zoti do ta ēojė nė vend fjalėn qė ka thėnė:

IS 38:8 ja, unė do tė bėj qė tė sprapset dhjetė shkallare hija qė pėr efekt tė diellit ėshtė zgjatur mbi shkallarėt e Ashazit. Dhe dielli u spraps dhjetė shkallare prej shkallareve nga kishte zbritur".

IS 38:9 I shkruar nga Ezekia, mbret i Judės, kur ra i sėmurė dhe u shėrua nga sėmundja e tij.

IS 38:10 Unė thoja: "Nė kulmin e ditėve tė mia do tė shkoj nė portat e Sheolit; jam privuar nga mbetja e viteve tė mia".

IS 38:11 Thoja: "Nuk do ta shoh mė Zotin, po, Zotin, mbi dheun e tė gjallėve, midis banorėve tė botės tė tė vdekurve nuk do tė shoh mė asnjė njeri.

IS 38:12 Banesa ime tokėsore ėshtė shkulur dhe u ēua larg meje, si njė ēadėr barinjsh. E kam mbėshtjellur jetėn time si njė endės. Ai mė kėputi nga vegja; nga dita nė natė do t`i japėsh fund jetės sime.

IS 38:13 E qetėsova veten deri nė mėngjes; si njė luan, ai i thyen tėrė kockat e mia; me kalimin nga dita nė natė do t`i japėsh fund jetės sime.

IS 38:14 Krakėllija si njė lejlek apo njė dallėndyshe, rėnkoja si njė pėllumbeshė; sytė e mi ishin tė lodhur, duke shikuar lart. O Zot, jam i shtypur; bėhu ti garanti im.

IS 38:15 Ēfarė tė them? Ai mė ka folur dhe ai vetė e ka bėrė kėtė gjė. Unė do tė eci ngadalė gjatė tėrė viteve tė mia, nė hidhėrimin e shpirtit tim.

IS 38:16 O Zot, me kėto gjėra ne jetojmė, dhe nė tė gjitha kėto gjėra qėndron jeta e frymės sime; prandaj mė shėro dhe mė kthe jetėn!

IS 38:17 Ja, ėshtė pėr paqen time qė kam provuar hidhėrim tė madh; por nė dashurinė tėnde ke ēliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahėve tė tua tė tėra mėkatet e mia.

IS 38:18 Sepse Sheoli nuk mund tė tė lėvdojė, vdekja nuk mund tė tė kremtojė; ata qė zbresin nė gropė nuk mund tė shpresojnė mė nė besnikėrinė tėnde.

IS 38:19 I gjalli, i gjalli ėshtė ai qė tė lėvdon, siē po bėj unė sot; ati do t`u njoftojė bijve besnikėrinė tėnde.

IS 38:20 Zoti do tė mė shpėtojė; dhe ne do tė kėndojmė kantikėt e mi me vegla me tela tėrė ditėt e jetės sonė nė shtėpinė e Zotit".

IS 38:21 Por Isaia kishte thėnė: "Merrni njė jaki prej fiqsh, vendoseni mbi ulēer dhe i sėmuri do tė shėrohet".

IS 38:22 Ezekia kishte thėnė: "Cila ėshtė shenja me tė cilėn do tė ngjitem nė shtėpinė e Zotit"?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase