Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 35

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 35:1 Shkretėtira dhe toka e thatė do tė gėzohen, vetmia do tė gėzohet dhe do tė lulėzojė si trėndafili;

IS 35:2 do tė lulėzojė shumė dhe do tė ngazėllojė me hare dhe britma gėzimi. Do t`u jepet lavdia e Libanit, madhėshtia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do tė shohin lavdinė e Zotit, madhėshtinė e Perėndisė tonė.

IS 35:3 Forconi duart e dobėsuara, bėjini tė qėndrueshėm gjunjėt e pasigurt!

IS 35:4 U thoni atyre qė e kanė humbur zemrėn: "Bėhuni tė fortė, mos kini frikė!". Ja, Perėndia juaj do tė vijė me hakmarrjen dhe me shpėrblimin e Perėndisė; do tė vijė ai vetė pėr t`ju shpėtuar.

IS 35:5 Atėherė do tė hapen sytė e tė verbėrve dhe veshėt e tė shurdhėve;

IS 35:6 atėherė ēalamani do tė kėrcejė si njė dre dhe gjuha e memecit do tė bėrtasė nga gėzimi, sepse do tė dalin ujėra nė shkretėtirė dhe pėrrenj nė vendin e vetmuar.

IS 35:7 Vendi i thatė do tė bėhet pellg dhe toka e etur pėr ujė burim ujėrash; nė vendet ku shtriheshin ēakejtė do tė ketė bar me kallamishte dhe xunkth.

IS 35:8 Aty do tė jetė rruga kryesore, njė rrugė qė do tė quhet "rruga e shenjtė"; asnjė i papastėr nuk do tė kalojė nėpėr tė; ajo do tė jetė vetėm pėr ata qė e ndjekin; edhe mendjeshkurtėrit nuk do tė mund tė humbasin.

IS 35:9 Luani nuk do tė jetė mė, as edhe ndonjė bishė e egėr nuk do tė dalė aty ose nuk do tė duket, por do tė ecin tė ēliruarit.

IS 35:10 Tė shpėtuarit nga Zoti do tė kthehen, do tė vijnė nė Sion me britma gėzimi dhe njė hare e pėrjetshme do tė kurorėzojė kokėn e tyre; do tė kenė gėzim dhe lumturi, dhe dhembja e rėnkimi do tė ikin.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase