Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 29:1 Mjerė Arieli, Arieli, qytet ku fushoi Davidi! I shtoni vit vitit, festat le tė plotėsojnė ciklin e tyre.

IS 29:2 Pastaj do ta hedh Arielin nė ankth; do tė ketė ankim dhe rėnkime dhe pėr mua do tė jetė si njė Ariel.

IS 29:3 Unė do tė fushoj kundėr teje rreth e qark, do tė tė rrethoj me njė ledh dhe do tė ngre bastione kundėr teje.

IS 29:4 Do tė ulesh, do tė flasėsh nga toka dhe fjala jote do tė dalė e mbytur nga pluhuri; zėri yt do tė ngjitet nga toka si ai i njė mediumi dhe fjala jote do tė pėshpėritė nga pluhuri.

IS 29:5 Turma e armiqve tė tu do tė jetė si pluhur i hollė dhe turma e tė fuqishmėve si byk i shpėrndarė; dhe kjo ka pėr tė ndodhur papritmas, nė njė ēast.

IS 29:6 Ti do tė vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjėmime, tėrmete dhe zhurma tė mėdha, me shakullima dhe flakė zjarri pėrvėlues.

IS 29:7 Moria e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr Arielit, e tė gjitha atyre qė e luftojnė atė dhe fortesėn e tij dhe e shtrėngojnė rreth e qark do tė jetė si njė ėndėrr, si njė vegim nate.

IS 29:8 Ka pėr tė ndodhur ashtu si kur njė i uritur qė ėndėrron tė hajė, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur njė i etur ėndėrron tė pijė, por kur zgjohet ėshtė i lodhur dhe e ka grykėn tė tharė; kėshtu ka pėr tė ndodhur me morinė e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr malit tė Sionit.

IS 29:9 Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull tė trembur. Kėta janė tė dehur, por jo nga vera; u merren kėmbėt, por jo pėr pasojė tė pijeve dehėse.

IS 29:10 Nė fakt Zoti ka shpėrndarė mbi ju njė frymė topitjeje; ka mbyllur sytė tuaja, profetėt, ka mbuluar me vel krerėt tuaj, shikuesit.

IS 29:11 Ēdo vegim profetik ėshtė bėrė pėr ju si fjalėt e njė libri tė vulosur qė i jepet dikujt qė di tė lexojė; duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje, kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk mundem, sepse ėshtė i vulosur!".

IS 29:12 Ose si njė libėr qė i jepet dikujt qė nuk di tė lexojė, duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk di tė lexoj".

IS 29:13 Prandaj Zoti thotė: "Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit,

IS 29:14 prandaj, ja, unė do tė vazhdoj tė bėj mrekulli nė mes tė kėtij populli, po, mrekulli dhe ēudi: dituria e njerėzve tė tij tė urtė do tė shuhet dhe zgjuarėsia e tė mėnēurve tė tij do tė zhduket".

IS 29:15 Mjerė ata qė shkojnė nė vende tė thella pėr t`ia fshehur Zotit planet e tyre, qė i bėjnė veprat e tyre nė terr dhe thonė: "Kush na sheh? Kush na njeh?"

IS 29:16 I keni pėrmbysur plotėsisht gjėrat. A mund tė konsiderohet poēari i barabartė me argjilėn? A mundet vepra t`i thotė atij qė e ka bėrė: "Nuk mė ka bėrė ai"?, ose gjėja e formuar t`i thotė atij qė e ka formuar: "Nuk ka zgjuarėsi"?

IS 29:17 Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr dhe Libani do tė shndėrrohet nė njė pemishte, dhe pemishtja do tė konsiderohet si njė pyll.

IS 29:18 Tė shurdhėt do tė kuptojnė atė ditė fjalėt e librit dhe, tė ēliruar nga errėsira dhe terri, sytė e tė verbėrve kanė pėr tė parė.

IS 29:19 Tė pėrulurit do tė mund tė gėzojnė akoma te Zoti dhe tė varfėrit e njerėzimit do tė ngazėllohen tek i Shenjti i Izraelit.

IS 29:20 Sepse tirani do tė jetė zhdukur, tallėsi do tė jetė shkatėrruar, dhe do tė jenė shfarosur tėrė ata qė kurdisin paudhėsi,

IS 29:21 qė dėnojnė njė njeri pėr njė fjalė, qė i kurdisin kurthe atij qė gjykon te porta, qė prishin tė drejtėn e tė drejtit pėr asgjė.

IS 29:22 Prandaj kėshtu i thotė shtėpisė sė Jakobit Zoti qė shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do tė turpėrohet mė dhe fytyra e tij nuk do tė zverdhet mė;

IS 29:23 por kur do tė shohė bijtė e tij, veprėn e duarve tė mia nė mes tė tij, ata do tė shenjtėrojnė emrin tim, do tė shenjtėrojnė tė Shenjtin e Jakobit dhe do tė kenė frikė nga Perėndia i Izraelit.

IS 29:24 Ata qė kanė frymė tė pėrdalė do tė arrijnė tė kenė gjykim dhe murmuruesit do tė mėsojnė doktrinėn e shėndoshė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase