Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 14:1 Me qenė se Zotit do t`i vijė keq pėr Jakobin, ai do tė zgjedhė pėrsėri Izraelin dhe do t`i rivendosė nė tokėn e tyre; tė huajtė do tė bashkohen me ta dhe do tė lidhen me shtėpinė e Jakobit.

IS 14:2 Popujt do t`i marrin dhe do t`i ēojnė pėrsėri nė vendin e tyre dhe shtėpia e Izraelit do t`i zotėrojė nė vendin e Zotit si robėr dhe robinja; do tė zėnė robėr ata qė i kishin zėnė robėr dhe do tė mbretėrojnė mbi shtypėsit e tyre.

IS 14:3 Kėshtu qė ditėn nė tė cilėn Zoti do t`i japė prehje lodhjes sate, shqetėsimit tėnd nga skllavėria e rėndė sė cilės i ishe nėnshtruar,

IS 14:4 ti do tė shqiptosh kėtė sentencė mbi mbretin e Babilonisė dhe do tė thuash: "Ashtu si mbaroi shtypėsi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.

IS 14:5 Zoti e ka thyer shkopin e tė pabesėve, skeptrin e tiranėve.

IS 14:6 Ai qė nė tėrbim e sipėr godiste popujt me goditje tė pandėrprera, ai qė sundonte me zemėrim mbi kombet tani pėrndiqet pa mėshirė.

IS 14:7 Mbarė dheu pushon i qetė, njerėzit shpėrthejnė nė britma gėzimi.

IS 14:8 Madje edhe selvitė e kedrat e Libanit gėzohen pėr ty dhe thonė: "Qė kur ke rėnė, asnjė druvar s`ka dalė kundėr nesh".

IS 14:9 Sheoli poshtė ėshtė nė lėvizje pėr ty, me qėllim qė tė tė dalė pėrpara kur tė vish; ai zgjon frymėt e tė vdekurve, tėrė princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithė mbretėrit e kombeve.

IS 14:10 Tė gjithė e marrin fjalėn pėr tė tė thėnė: "Edhe ti je bėrė i dobėt si ne dhe je bėrė i ngjashėm me ne.

IS 14:11 Salltaneti yt ka rėnė nė Sheol tok me tingujt e harpave tė tua; poshtė teje shtrihet njė shtrat me krimba dhe krimbat janė mbulesa jote".

IS 14:12 Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet?

IS 14:13 Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut;

IS 14:14 do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin".

IS 14:15 Po pėrkundrazi do tė hidhesh nė Sheol, nė thellėsitė e gropės.

IS 14:16 Ata qė tė shikojnė tė ngulin sytė, tė vėrejnė me kujdes dhe thonė: "Ky ėshtė njeriu qė e bėnte tokėn tė dridhej, qė i trondiste mbretėritė,

IS 14:17 qė e katandisi botėn nė shkretėtirė, qė shkatėrron qytetet e saj dhe nuk i la kurrė tė shkojnė tė lirė robėrit e tij?".

IS 14:18 Tė gjithė mbretėrit e kombeve, tėrė ata prehen nė lavdi, secili nė varrin e tij;

IS 14:19 ty pėrkundrazi tė hodhėn larg varrit tėnd si njė farė e neveritshme, si njė rrobe tė tė vrarėve nga shpata, qė i zbresin mbi gurėt e gropės, si njė kufomė e shkelur.

IS 14:20 Ti nuk do tė bashkohesh me ta nė varr, sepse ke shkatėrruar vendin tėnd dhe ke vrarė popullin tėnd; pasardhėsit e keqbėrėsve nuk do tė pėrmenden mė.

IS 14:21 Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre, qė tė mos ngrihen mė pėr tė zotėruar tokėn dhe pėr tė mbushur faqen e dheut me qytete.

IS 14:22 "Unė do tė ngrihem kundėr tyre", thotė Zoti i ushtrive, "dhe do tė shfaros nga Babilonia emrin dhe ata qė kishin shpėtuar, fėmijėt dhe pasardhėsit", thotė Zoti.

IS 14:23 "Do tė bėj qė atje tė sundojė iriqi dhe moēali; do ta fshij me fshesėn e shkatėrrimit", thotė Zoti i ushtrive".

IS 14:24 Zoti i ushtrive ėshtė betuar duke thėnė: "Nė tė vėrtetė ashtu siē e kam menduar ashtu do tė jetė, dhe ashtu si kam vendosur, kėshtu ka pėr tė ndodhur.

IS 14:25 Do ta dėrrmoj Asirin nė vendin tim, do ta shkel nė malet e mia; atėherė zgjedha e tij do t`u hiqet atyre dhe barra tij do tė hiqet nga kurrizi i tyre.

IS 14:26 Ky ėshtė plani i vendosur kundėr tė gjithė dheut dhe kjo ėshtė dora e shtrirė kundėr tė gjithė kombeve.

IS 14:27 Me qenė se Zoti i ushtrive e ka vendosur kėtė, kush mund t`ia anullojė? Dora e tij ėshtė shtrirė dhe kush mund ta detyrojė ta tėrheqė?".

IS 14:28 Nė vitin e vdekjes sė mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:

IS 14:29 "Mos u gėzo, o Filisti e tėrė, sepse shufra qė tė godiste ėshtė thyer! Sepse nga rrėnja e gjarpėrit ka pėr tė dalė njė nėpėrkė, dhe fryti i saj do tė jetė njė gjarpėr i zjarrtė dhe fluturues.

IS 14:30 Tė parėlindurit e tė varfėrve do tė kenė ē`tė hanė dhe nevojtarėt do tė pushojnė tė sigurt; por do tė bėj qė tė vdesin urie rrėnjėt e tua dhe kjo do tė shkatėrrojė mbetjen tėnde.

IS 14:31 Bėrtit, o portė, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tėrė, sepse nga veriu vjen njė tym, dhe askush nuk lė vendin e tij nė radhėt e veta".

IS 14:32 Ēfarė pėrgjigje do t`u jepet lajmėtarėve tė kėtij kombi? "Qė Zoti ka themeluar Sionin dhe qė nė tė gjejnė strehė tė mjerėt e popullit tė tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase