Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 46

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 46:1 Beli ka rėnė, Nebo ėshtė rrėzuar; idhujt e tyre i kanė ēuar tutje me kafshė barre dhe me pela; gjėrat qė ju transportonit janė ngarkuar si pesha tė rėnda pėr kafshėt e lodhura.

IS 46:2 Janė shembur, kanė rėnė bashkė; nuk kanė mundur tė shpėtojnė ngarkesėn, por ata vetė kanė shkuar nė robėri.

IS 46:3 "Dėgjomėni, o shtėpi e Jakobit, dhe tėrė mbetja e shtėpisė sė Izraelit, qė ju kam pėrkrahur qė kur keni lindur, qė jeni mbajtur nga unė qysh nė bark tė nėnės;

IS 46:4 "Deri nė pleqėrinė tuaj unė do tė mbetem po ai, unė do t`ju mbaj deri sa tė thinjeni. Unė ju kam bėrė dhe unė do t`ju pėrkrah; po, do t`ju mbaj dhe do t`ju shpėtoj".

IS 46:5 Me cilin doni tė mė barazoni, me cilin doni tė mė krahasoni qė mund tė jemi tė njėllojtė?

IS 46:6 Kėta harxhojnė arin e ēantės dhe peshojnė argjendin me peshore, paguajnė njė argjendar qė me to tė sajojė njė perėndi; pastaj bien pėrmbys para tij dhe e adhurojnė.

IS 46:7 E ngarkojnė mbi kurriz dhe e mbartin, e vėnė nė vendin e tij dhe mbetet atje; nga vendi i tij nuk lėvizet mė. Edhe sikur dikush t`i thėrrasė atij, ai nuk i pėrgjigjet as e shpėton nga fatkeqėsia e tij.

IS 46:8 Kujtoni kėtė dhe tregohuni burra! Silleni atė ndėrmend, o shkelės.

IS 46:9 Kujtoni gjėrat e kaluara tė kohėve shumė tė vjetra, sepse unė jam Perėndia dhe nuk ka asnjė tjetėr; jam Perėndia dhe askush nuk mė ngjet mua,

IS 46:10 qė shpall fundin qė nė fillim, dhe shumė kohė mė parė gjėrat qė ende nuk janė bėrė, duke thėnė: "Plani im do tė realizohet dhe do tė bėj gjithēka mė pėlqen",

IS 46:11 duke thirrur nga lindja njė zog grabitqar dhe nga njė tokė e largėt njeriun qė do tė zbatojė planin tim. Po, kam folur dhe do tė bėj qė tė ndodhė; kam bėrė planin dhe do ta realizoj.

IS 46:12 Dėgjomėni, e zemėrkryeneēė, qė i jeni larguar drejtėsisė.

IS 46:13 Po e afroj drejtėsinė time, ajo nuk ėshtė larg; shpėtimi im nuk do tė vonojė. Do ta vė shpėtimin te Sioni dhe do t`i tregoj lavdinė time Izraelit".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase