Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 39

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 39:1 Nė atė kohė Merodak-Baladani, bir i Baladanit, mbre ti Babilonisė, i dėrgoi letra dhe njė dhuratė Ezekias, sepse kishte dėgjuar qė ai kishte qenė i sėmurė dhe ishte shėruar.

IS 39:2 Ezekia u gėzua dhe u tregoi tė dėrguarve shtėpinė e thesaret tė tij, argjendin, arin, aromat, melhemin e ēmuar, tėrė arsenalin e tij dhe tė gjitha ato qė ndodheshin nė thesaret e tij; nuk mbeti asgjė nga pallati i tij dhe nga e gjithė mbretėria qė Ezekia nuk ua tregoi atyre.

IS 39:3 Atėherė profeti Isaia erdhi te mbreti Ezekia dhe i tha: "Ēfarė thanė ata njerėz dhe nga kanė ardhur te ti?". Ezekia u pėrgjigj: "Kanė ardhur tek unė nga njė vend i largėt, nga Babilonia".

IS 39:4 Isaia pyeti akoma: "Ēfarė panė nė pallatin tėnd?". Ezekia u pėrgjigj: "Panė gjithēka qė ndodhet nė pallatin tim; nuk mbeti asgjė nga thesaret e mia qė nuk ua tregova atyre.

IS 39:5 Atėherė Isaia i tha Ezekias: "Dėgjo fjalėn e Zotit tė ushtrive:

IS 39:6 Ja, do tė vijnė ditė nė tė cilat gjithēka qė ndodhet nė pallatin tėnd dhe ato qė etėrit e tu kanė grumbulluar deri mė sot do tė mbarten nė Babiloni; nuk do tė mbetet asgjė, thotė Zoti.

IS 39:7 Do tė marrin gjithashtu bijtė qė kanė dalė prej teje dhe qė janė lindur nga ti, do t`i bėjnė eunukė nė pallatin e mbretit tė Babilonisė".

IS 39:8 Ezekia i tha pastaj Isaias: "Fjala e Zotit qė ti shqiptove ėshtė e mirė". Pastaj shtoi: "Do tė ketė tė paktėn paqe dhe siguri gjatė jetės sime".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase