Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 52

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 52:1 Rizgjohu, rizgjohu, rivishu me forcėn tėnde, o Sion; vish rrobat e tua tė mrekullueshme, o Jeruzalem, qytet i shenjtė! Sepse nuk do tė hyjnė mė te ti i parrethpreri dhe i papastri.

IS 52:2 Shkunde pluhurin qė ke nė kurriz, ēohu dhe ulu ndenjur, o Jeruzalem; zgjidhi zinxhirėt qė ke nė qafė, o bijė e Sionit, qė je nė robėri!

IS 52:3 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ju kanė shitur pėr asgjė dhe do tė shpengoheni pa para".

IS 52:4 Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Populli im zbriti sė lashti nė Egjipt pėr tė banuar; pastaj Asiri e shtypi pa shkak.

IS 52:5 Dhe tani ēfarė po bėj unė kėtu?", thotė Zoti, "ndėrsa popullin tim e kanė hequr larg pėr asgjė? Ata qė e sundojnė, bėjnė qė ai tė rėnkojė", thotė Zoti, "dhe emri im shahet vazhdimisht tėrė ditėn.

IS 52:6 Prandaj populli im do tė njohė emrin tim, prandaj do tė kuptojė atė ditė qė jam unė qė kam folur: "Ja ku jam!"".

IS 52:7 Sa tė bukura janė mbi malet kėmbėt e lajmėtarit qė sjell lajme tė mira qė njofton paqen, qė sjell lajme tė bukura mbi gjėra tė mira, qė shpall shpėtimin, qė i thotė Sionit: "Perėndia yt mbretėron!".

IS 52:8 Dėgjo! Rojet e tua ngrenė zėrin dhe lėshojnė bashkė britma gėzimi, sepse shohin me sytė e tyre Zotin qė kthehet nė Sion.

IS 52:9 Shpėrtheni bashkė nė britma gėzimi, o rrėnoja tė Jeruzalemit, sepse Zoti ngushėllon popullin e tij dhe ēliron Jeruzalemin.

IS 52:10 Zoti ka zhveshur krahun e tij tė shenjtė para syve tė tė gjitha kombeve; tė gjitha skajet e tokės do tė shohin shpėtimin e Perėndisė tonė.

IS 52:11 Ikni, ikni, dilni andej, mos prekni asgjė tė papastėr! Dilni nga ambienti i saj, pastrohuni, ju qė mbani vazot e Zotit!

IS 52:12 Sepse ju nuk do tė niseni me nxitim dhe nuk do tė shkoni me turr, sepse Zoti do tė ecė para jush, Perėndia i Izraelit do tė jetė praparoja juaj.

IS 52:13 Ja, shėrbėtori im do tė begatohet, do tė ngrihet dhe do tė lartėsohet shumė.

IS 52:14 Duke qenė se shumė veta u ēuditėn me ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar mė tepėr se e ēdo njeriu tjetėr dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve tė njeriut,

IS 52:15 kėshtu ai do tė spėrkasė shumė kombe; mbretėrit do tė mbyllin gojėn para tij, sepse do tė shohin ēfarė nuk u ishte treguar kurrė atyre dhe do tė kuptojnė ato qė nuk kishin dėgjuar.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase