Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 31

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 31:1 Mjerė ata qė zbresin nė Egjipt nė kėrkim tė ndihmės dhe u besojnė kuajve, kanė besim te qerret, sepse janė tė shumta dhe te kalorėsit, sepse janė shumė tė fuqishėm, por nuk shikojnė tė Shenjtin e Izraelit dhe nuk kėrkojnė Zotin.

IS 31:2 Megjithatė edhe ai ėshtė i urtė dhe do tė sjellė gjėmėn; ai nuk do t`i tėrheqė fjalėt e tij, por do tė ngrihet kundėr shtėpisė sė njerėzve tė kėqij dhe kundėr ndihmės sė atyre qė bėjnė paudhėsi.

IS 31:3 Por Egjiptasit janė njerėz dhe jo Perėndi, kuajt e tyre janė mish dhe jo frymė. Kur Zoti do tė shtrijė dorėn e vet, mbrojtėsit do t`i merren kėmbėt dhe i mbrojturi do tė rrėzohet, do tė vdesin tė gjithė bashkė.

IS 31:4 Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Ashtu si luani apo luanesha vrumbullin mbi prenė e vet (kur kundėr tij ėshtė mbledhur njė numėr i madh barinjsh dhe ai nuk ka frikė nga britmat e tyre dhe as trėmbet nga zhurma e tyre), kėshtu do tė zbresė Zoti i ushtrive pėr tė luftuar nė malin e Sionit dhe nė kodrėn e tij.

IS 31:5 Ashtu si zogjtė fluturojnė mbi tė vegjėlit e tyre, kėshtu Zoti i ushtrive do tė mbrojė Jeruzalemin, do ta mbrojė dhe do ta ēlirojė, do ta kursejė dhe do ta shpėtojė".

IS 31:6 Kthehuni tek ai nga i cili jeni larguar shumė, o bij tė Izraelit!

IS 31:7 Atė ditė secili do tė flakė idhujt e tij prej argjendi dhe idhujt e tij prej ari, qė duart tuaja kanė bėrė duke mėkatuar pėr ju.

IS 31:8 "Atėherė Asiria do tė bjerė nga njė shpatė jo prej njeriu, dhe njė shpatė jo prej njeriu do ta pėrpijė; do t`ia mbathė para shpatės dhe tė rinjtė e tij do t`i nėnshtrohen punės sė detyruar.

IS 31:9 Nga frika do tė kalojė pėrtej kėshtjellės dhe princat e saj do tė tmerrohen pėr shkak tė flamurit", thotė Zoti, qė ka zjarrin e tij nė Sion dhe furrėn e tij nė Jeruzalem.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase