Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 11

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 11:1 Pastaj njė degėz do tė dalė nga trungu i Isaias dhe njė filiz do tė mbijė nga rrėnjėt e tij.

IS 11:2 Fryma e Zotit do tė pushojė mbi tė; fryma e diturisė dhe e zgjuarėsisė, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohurisė dhe e frikės tė Zotit.

IS 11:3 I dashuri i tij do tė qėndrojė nė frikėn nga Zoti, nuk do tė gjykojė nga pamja, nuk do tė japė vendime sipas fjalėve qė thuhen,

IS 11:4 por do t`i gjykojė tė varfėrit me drejtėsi dhe do tė marrė vendime tė drejta pėr njerėzit e pėrulur tė vendit. Do ta godasė vendin me shufrėn e gojės sė tij dhe me frymėn e buzėve tė tij do ta bėjė tė vdesė tė pabesin.

IS 11:5 Drejtėsia do tė jetė brezi i ijėve tė tij dhe besnikėria brezi i anėve tė tij.

IS 11:6 Ujku do tė banojė bashkė me qengjin dhe leopardi do tė rrijė me kecin; viēi, luani i vogėl dhe bagėtia e majmur do tė rrinė bashkė dhe do tė udhėhiqen nga njė fėmijė.

IS 11:7 Lopa do tė kullosė bashkė me arushen, tė vegjėlit e tyre do tė rrinė bashkė, dhe luani do tė ushqehet me kashtė si kau.

IS 11:8 Foshnja e gjirit do tė lozė mbi vrimėn e gjarpėrit dhe fėmija e zvjerdhur do tė vėrė dorėn e tij nė ēerdhen e nėpėrkės.

IS 11:9 Nuk do tė bėhet asnjė e keqe, asnjė shkatėrrim mbi tėrė malin tim tė shenjtė, sepse vendi do tė mbushet me njohurinė e Zotit, ashtu si ujėrat mbulojnė detin.

IS 11:10 Atė ditė do tė ndodhė qė rrėnja e Isaias do tė ngrihet si njė flamur pėr popujt; kombet do ta kėrkojnė dhe vendi i prehjes sė tij do tė jetė i lavdishėm.

IS 11:11 Po atė ditė do tė ndodhė qė Zoti do tė shtrijė dorėn e tij pėr herė tė dytė pėr tė shpenguar mbetjen e popullit tė tij qė shpėtoi nga Asiria dhe nga Egjipti, nga Pathrosi dhe Etiopia, nga Elami, nga Shinari, nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.

IS 11:12 Ai do tė ngrerė flamurin pėr kombet, do tė mbledhė tė dėbuarit e Izraelit dhe do tė grumbullojė ata qė u shpėrndanė nga Juda nė tė katėr anėt e dheut.

IS 11:13 Smira e Efraimit do tė zhduket dhe kundėrshtarėt e Judės do tė asgjesohen; Efraimi nuk do ta ketė mė zili Judėn dhe Juda nuk do tė ketė mė armiqėsi me Efraimin.

IS 11:14 Ata do t`u sulen me turr Filistejve nga pas, nė drejtim tė perėndimit, bashkė do tė plaēkitin bijtė e lindjes; do tė vėnė dorėn e tyre mbi Edomin dhe mbi Moabin, dhe bijtė e Amonit do tė jenė nėnshtetas tė tyre.

IS 11:15 Zoti do tė shkatėrrojė plotėsisht gjuhėn e detit tė Egjiptit dhe me fuqinė e frymės sė tij do tė lėvizė dorėn e tij mbi lumin dhe do tė godasė duke e ndarė nė shtatė kanale, kėshtu qė tė ketė mundėsi tė kapėrcehet me sandale.

IS 11:16 Do tė ketė njė rrugė pėr mbetjen e popullit tė tij qė ka mbetur nė Asiri, ashtu si pati njė rrugė pėr Izraelin ditėn qė doli nga vendi i Egjiptit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase