Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 2

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 2:1 Fjala qė Isaia, bir i Amotsit, pati si vegim lidhur me Judėn dhe Jeruzalemin.

IS 2:2 Nė ditėt e fundit do tė vij qė mali ku ndodhet shtėpia e Zotit do tė vendoset nė majėn e maleve dhe do tė ngrihet mbi disa kodra, dhe kėtu do tė vershojnė tėrė kombet.

IS 2:3 Shumė popuj do tė vijnė duke thėnė: "Ejani, tė ngjitemi nė malin e Zotit, nė shtėpinė e Perėndisė tė Jakobit; ai do tė na mėsojė rrugėt e tij dhe ne do tė ecim nė shtigjet e tij". Sepse nga Sioni do tė dalė ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit.

IS 2:4 Ai do tė sigurojė drejtėsi midis kombeve dhe do tė qortojė shumė popuj. Do t`i farkėtojnė shpatat e tyre duke i kthyer nė plugje dhe heshtat e tyre nė drapinj; njė komb nuk ka pėr tė ngritur shpatėn kundėr njė kombi tjetėr dhe nuk do tė mėsojnė mė luftėn.

IS 2:5 O shtėpi e Jakobit, ejani dhe tė ecim nė dritėn e Zotit!

IS 2:6 Sepse ti, o Zot, ke braktisur popullin tėnd, shtėpinė e Jakobit, sepse janė plot me praktika lindore, ushtrojnė magjinė si Filistejtė, lidhin aleanca me bijtė e tė huajve.

IS 2:7 Vendi i tyre ėshtė plot me argjend dhe me ar dhe thesaret e tyre nuk kanė fund; vendi i tyre ėshtė plot me kuaj dhe qerret e tyre s`kanė tė sosur.

IS 2:8 Vendi i tyre ėshtė plot me idhuj; bien pėrmbys pėrpara veprės sė vetė duarve tė tyre, pėrpara atyre gjėrave qė kanė bėrė gishtat e tyre.

IS 2:9 Prandaj njeriu i zakonshėm pėrulet dhe njeriu i shquar ulet, por ti nuk i fal.

IS 2:10 Hyr nė shkėmb dhe fshihu nė pluhurin pėrpara tmerrit tė Zotit dhe pėrpara shkėlqimit tė madhėrisė sė tij.

IS 2:11 Vėshtrimi krenar i njeriut do tė ulet dhe krenaria e vdekatarėve do tė pėrulet; vetėm Zoti do tė lartėsohet atė ditė.

IS 2:12 Sepse dita e Zotit tė ushtrive do tė vijė kundėr ēdo gjėje krenare dhe kryelartė dhe kundėr ēdo gjėje qė ngrihet, pėr ta ulur,

IS 2:13 kundėr gjithė kedrave tė Libanit, tė lartė dhe tė ngritur, dhe kundėr tė gjitha lisave tė Bashanit,

IS 2:14 kundėr tė gjitha maleve tė larta dhe kodrave tė larta;

IS 2:15 kundėr ēdo kulle shumė tė lartė dhe kundėr ēdo muri tė fortifikuar,

IS 2:16 kundėr gjithė anijeve tė Tarshishit dhe kundėr tė gjitha gjėrave tė kėndshme.

IS 2:17 Kryelartėsia e njeriut do tė ulet dhe krenaria e njerėzve tė shquar do tė pėrulet; vetėm Zoti do tė lartėsohet atė ditė.

IS 2:18 Idhujt do tė hiqen plotėsisht.

IS 2:19 Njerėzit do tė hyjnė nė shpellat e shkėmbinjve dhe nė guvat e tokės pėrpara tmerrit tė Zotit dhe shkėlqimit tė madhėrisė sė tij, kur do tė ngrihet pėr ta bėrė tokėn tė dridhet.

IS 2:20 Nė kėtė ditė njerėzit do t`ua hedhin minjve dhe lakuriqve tė natės idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, qė i kanė prodhuar pėr t`i adhuruar,

IS 2:21 pėr t`u futur nė tė ēarat e shkėmbinjve dhe nė greminat e krepave para tmerrit tė Zotit dhe shkėlqimit tė madhėrisė sė tij, kur do tė ngrihet pėr ta bėrė tokėn tė dridhet.

IS 2:22 Mos kini mė besim te njeri, nė flegrat e tė cilit nuk ka veē se njė frymė; si mund tė mbėshtetesh te ai?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase