Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 36

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 36:1 Nė vitin e katėrmbėdhjetė tė mbretit Ezekia ndodhi qė Senakeribi, mbret i Asirisė, doli kundėr qyteteve tė fortifikuara tė Judės dhe i pushtoi.

IS 36:2 Mbreti i Asirisė dėrgoi Rabshakehun nga Lakishi nė Jeruzalem, te mbreti Ezekia, me njė ushtri tė madhe; ai u ndal pranė ujėsjellėsit tė hauzit tė sipėrm, nė rrugėn e arės sė larėsit.

IS 36:3 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek ai.

IS 36:4 Rabshakehu u tha atyre: "I thoni Ezekias: Kėshtu thotė mbreti i madh, mbreti i Asirisė: ku mbėshtetet besimi qė ke?

IS 36:5 Unė them se kėshillė dhe forcė pėr tė bėrė luftėn nuk janė vetėm fjalė goje; tani qė je rebeluar kundėr meje te kush ke besim ti?

IS 36:6 Ja, ti ke besim nė pėrkrahjen e kėtij kallami tė thyer, qė ėshtė Egjipti, qė pret dorėn e atij qė mbėshtetet mbi tė dhe e shpon. I tillė ėshtė pikėrisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tėrė ata qė kanė besim tek ai.

IS 36:7 Nė rast se pastaj mė thuaj: "Ne kemi besim tek Zoti, Perėndia ynė", a nuk ėshtė vallė po ai qė Ezekia ka hequr nga vendet e larta dhe nga altarėt, duke u thėnė Judės dhe Jeruzalemit: "Ju do tė adhuroni vetėm para kėtij altari"?

IS 36:8 Tani, pra, vėr njė bast me zotin tim, mbretin e Asirisė; unė do tė tė jap dy mijė kuaj, nė qoftė se ti je nė gjendje tė sigurosh kalorėsit qė i hipin.

IS 36:9 Si do tė mundje tė sprapsėsh njė kapiten tė vetėm midis shėrbėtorėve mė tė vegjėl tė zotit tim? Por ti ke besim se Egjipti do tė tė japė qerre dhe kalorės.

IS 36:10 Dhe tani a kam ardhur vallė kundėr kėtij vendi pa vullnetin e Zotit pėr ta shkatėrruar? Zoti mė ka thėnė: "Dil kundėr kėtij vendi dhe shkatėrroje"".

IS 36:11 Atėherė Eliakimi, Shebna dhe Joahu i thanė Rabshakehut: "Foli, pra, shėrbėtorėve tė tu nė gjuhėn aramaike, sepse ne e kuptojmė, por mos na fol nė gjuhėn hebraike, nė mėnyrė qė ta dėgjojė populli qė ėshtė mbi muret".

IS 36:12 Por Rabshakehu u pėrgjigj: "Zoti im, vallė, mė ka dėrguar t`i them kėto fjalė zotit tėnd dhe ty, dhe jo pikėrisht njerėzve qė ndodhen mbi muret, tė katandisur tė hanė jashtėqitjet e tyre dhe tė pinė urinėn e tyre bashkė me ju?".

IS 36:13 Atėherė Rabshakehu u ngrit mė kėmbė dhe bėrtiti me zė tė lartė nė gjuhėn hebraike, duke thėnė: "Dėgjoni fjalėt e mbretit tė madh, tė mbretit tė Asirisė!

IS 36:14 Kėshtu thotė mbreti: "Tė mos ju mashtrojė Ezekia, sepse ai nuk mund t`ju ēlirojė nga duart e mia;

IS 36:15 as tij bėjė Ezekia qė tė vendosni besimin tuaj te Zoti, duke thėnė: "Me siguri Zoti do tė na ēlirojė; ky qytet nuk do tė jepet nė duart e mbretit tė Asirisė".

IS 36:16 Mos dėgjoni Ezekian, sepse kėshtu thotė mbreti i Asirisė: bėni paqe me mua dhe dorėzohuni, dhe secili prej jush do tė mund tė hajė frytet e vreshtit tė tij dhe tė fikut tė tij, dhe secili do tė mund tė pijė ujin e sternės sė tij,

IS 36:17 deri sa tė vijė unė pėr t`ju ēuar nė njė vend tė ngjashėm me tuajin, nė njė vend gruri dhe mushti, nė njė vend buke dhe vreshtash.

IS 36:18 Tė mos ju mashtroj Ezekia duke thėnė: "Zoti do tė na ēlirojė". A ka mundur ndonjė prej perėndive tė kombeve tė ēlirojė vendin e tij nga duart e mbretit tė Asirisė?

IS 36:19 Ku janė perėnditė e Hamathit dhe tė Arpadit? Ku janė perėnditė e Sefarvaimit? A e kanė ēliruar vallė Samarinė nga duart e mia?

IS 36:20 Kush prej tėrė perėndive tė kėtyre vendeve ka ēliruar vendin e vet nga duart e mia, qė Zoti tė mund tė ēlirojė Jeruzalemin nga duart e mia?".

IS 36:21 Por ata heshtėn dhe nuk u pėrgjigjėn me asnjė fjalė, sepse urdhėri i mbretit ishte: "Mos iu pėrgjigjni".

IS 36:22 Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, erdhėn tek Ezekia me rroba tė grisura dhe i njoftuan fjalėt e Rabshakehut.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase