Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 13:1 Profecia mbi Babiloninė, qė ju paraqit nė vegim Isaias, birit tė Amotsit.

IS 13:2 "Ngrini njė flamur mbi njė mal tė lartė, ngrini zėrin ndaj tyre, lėvizni dorėn qė tė hyjnė nė portat e princave.

IS 13:3 Unė u dhashė urdhėr atyre qė mė janė shenjtėruar mua, thirra trimat e mi pėr tė zbatuar zemėrimin tim, ata qė ngazėllohen nė madhėrinė time.

IS 13:4 Dėgjohet zhurma e njė turme tė madhe ndėr malet, e ngjashme me atė tė njė populli tė pamasė; zhurma plot rrėmet e mbretėrive, e kombeve tė mbledhura. Zoti i ushtrive kalon nė revistė ushtrinė gati pėr betejė.

IS 13:5 Vijnė nga njė vend i largėt, nga skaji i qiejve, Zoti dhe mjetet e zemėrimit tė tij, pėr tė shkatėrruar mbarė dheun.

IS 13:6 Bėrtisni, sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt; ajo po vjen si njė shkatėrrim nga ana e tė Plotfuqishmit.

IS 13:7 Prandaj tė gjitha duart e njerėzve do tė jenė tė dobėta dhe ēdo zemėr e tyre do tė ligėshtohet.

IS 13:8 Do t`i zėrė tmerri, do tė kenė spazma dhe dhembje, do tė pėrpėliten si njė grua qė po lind, do tė shikojnė njėri tjetrin nė fytyrė si tė hutuar, fytyrat e tyre do tė jenė fytyra tė zjarrta.

IS 13:9 Ja, dita e Zotit po vjen: njė ditė mizore, indinjate dhe zemėrimi tė fortė, pėr ta bėrė tokėn shkretėtirė dhe pėr tė shfarosur mėkatarėt prej saj.

IS 13:10 Sepse yjet e qiellit dhe yllėsitė nuk do tė shkėlqejnė mė me dritėn e tyre; dielli do tė errėsohet nė lindjen e tij dhe hėna nuk do tė pėrhapė mė dritėn e saj.

IS 13:11 Unė do tė dėnoj botėn pėr ligėsinė e saj dhe tė pabesėt pėr paudhėsinė e tyre; do t`i jap fund krenarisė sė kryelartėve dhe do tė hedh poshtė arrogancėn e tiranėve.

IS 13:12 Do ta bėjė njeriun e vdekshėm mė tė rrallė se ari i kulluar, njerėzinė mė tė rrallė se arin e Ofirit.

IS 13:13 Prandaj do tė bėj qė tė dridhen qiejtė, dhe toka do tė tundet nga vendi i saj pėr shkak tė indinjatės sė Zotit tė ushtrive ditėn e zemėrimit tė zjarrtė tė tij.

IS 13:14 Atėherė si njė gazelė e ndjekur apo si njė kope qė askush nuk e mbledh, gjithkush do tė kthehet drejt popullit tė tij, gjithkush do tė ikė nė vend tė vet.

IS 13:15 Kushdo qė do tė gjendet do tė shpohet dhe kushdo qė do tė kapet do tė vritet me shpatė.

IS 13:16 Fėmijėt e tyre do tė bėhen copė-copė para syve tė tyre, shtėpitė e tyre do tė plaēkiten dhe gratė e tyre do tė dhunohen.

IS 13:17 Ja, unė po nxis kundėr tyre Medėt qė nuk do ta kenė mendjen te argjendi dhe nuk gjejnė kėnaqėsi te ari.

IS 13:18 Harqet e tyre do t`i rrėzojnė pėr tokė tė rinjtė; nuk do tė kenė mėshirė pėr foshnjat nė bark tė nėnės; syri i tyre nuk do t`i kursejė fėmijėt.

IS 13:19 Kėshtu Babilonia, shkėlqimi i mbretėrive, lavdia e krenarisė sė Kaldeasve, do tė jetė si Sodoma dhe Gomora kur Perėndia i pėrmbysi.

IS 13:20 Ajo nuk do tė banohet mė as nuk do tė popullohet brez pas brezi; Arabi nuk do tė ngrerė mė aty ēadrėn e tij, as barinjtė nuk do t`i ndalin aty kopetė e tyre.

IS 13:21 Por aty do tė pushojnė bishat e shkretėtirės, shtėpitė e tyre do tė mbushen me huta, do tė banojnė aty strucat, do tė hedhin valle satirėt.

IS 13:22 Hienat do tė ulėrijnė nė shtėpitė e tij tė shkretuara, ēakajtė nė pallatet e tij luksoze. Koha e tij po afrohet, ditėt e tij nuk do tė zgjaten mė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase