Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 6:1 Nė vitin e vdekjes sė mbretit Uziah, unė pashė Zotin tė ulur mbi njė fron tė ngritur dhe tė lartė, dhe cepat e mantelit tė tij mbushnin tempullin.

IS 6:2 Mbi tė ishin serafinėt; secili prej tyre kishte gjashtė krahė: me dy mbulonte fytyrėn, me dy tė tjerė kėmbėt dhe me dy fluturonte.

IS 6:3 Njeri i bėrtiste tjetrit dhe i thoshte: "I Shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti i ushtrive. Tėrė toka ėshtė plot me lavdinė e tij".

IS 6:4 Shtalkat e portės u tronditėn nga zėri i atij qė bėrtiste, ndėrsa tempulli po mbushej me tym.

IS 6:5 Atėherė unė thashė: "I mjeri unė! Unė jam i humbur, sepse jam njė njeri me buzė tė papastra dhe banoj nė mes tė njė populli me buzė tė papastra; megjithatė sytė e mi kanė parė Mbretin, Zotin e ushtrive".

IS 6:6 Atėherė njė nga serafinėt fluturoi drejt meje, duke mbajtur nė dorė njė urė zjarri, qė kishte marrė me mashė nga altari.

IS 6:7 Me tė ai preku gojėn time dhe tha: "Ja, kjo preku buzėt e tua, paudhėsia jote hiqet dhe mėkati yt shlyhet".

IS 6:8 Pastaj dėgjova zėrin e Zotit qė thoshte: "Kė tė dėrgoj dhe kush do tė shkojė pėr ne?". Unė u pėrgjigja: "Ja ku jam, dėrgomė mua!".

IS 6:9 Atėherė ai tha: "Shko dhe i thuaj kėtij populli: Dėgjoni, pra, por pa kuptuar, shikoni, pra, por pa dalluar.

IS 6:10 Bėje tė pandieshme zemrėn e kėtij populli, ngurtėso veshėt e tij dhe mbyll sytė e tij qė tė mos shikojė me sytė e tij, tė mos dėgjojė me veshėt e tij dhe tė mos kuptojė me zemrėn e tij, dhe kėshtudo tė kthehet dhe tė jet shėruar".

IS 6:11 Unė thashė: "Deri kur, o Zot?". Ai u pėrgjigj: "Deri sa qytetet tė shkatėrrohen dhe tė jenė pa banorė, shtėpitė tė mos kenė njeri dhe vendi tė jetė i shkretuar dhe i pikėlluar,

IS 6:12 dhe deri sa Zoti tė ketė larguar njerėzinė dhe tė jetė njė braktisje e madhe nė mes tė vendit.

IS 6:13 Do tė mbetet akoma njė e dhjeta e popullsisė, por edhe kjo do tė shkatėrrohet; por ashtu si bafrės dhe lisit, kur priten u mbetet cungu, kėshtu njė brez i shenjtė do tė jetė trungu i tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase