Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 40

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 40:1 "Ngushėlloni, ngushėlloni popullin tim, thotė Perėndia juaj.

IS 40:2 I flisni zemrės sė Jeruzalemit dhe i shpallni qė koha e tij e luftės ka mbaruar, qė paudhėsia e tij ėshtė shlyer, sepse ka marrė nga duart e Zotit dyfishin pėr tė gjitha mėkatet e tij".

IS 40:3 Zėri i dikujt qė bėrtet nė shkretėtirė: "Shtroni udhėn e Zotit, hapni nė shkretėtirė njė rrugė pėr Perėndinė tonė.

IS 40:4 Ēdo luginė tė jetė e mbushur, ēdo mal dhe kodėr tė jenė sheshuar; vendet dredha-dredha tė drejtuar dhe vėndet e vėshtira tė sheshuar.

IS 40:5 Atėherė lavdia e Zotit do tė zbulohet dhe ēdo qenie do ta shohė, sepse goja e Zotit ka folur".

IS 40:6 Njė zė thotė: "Bėrtit!", dhe pėrgjigja qė merr ėshtė: "Ēfarė tė bėrtas?". "Bėrtit qė ēdo qenie ėshtė si bari, dhe qė tėrė hiri i tij ėshtė si lulja e fushės

IS 40:7 Bari thahet, lulja fishket, kur Fryma e Zotit fryn mbi tė; me siguri populli nuk ėshtė veēse bar.

IS 40:8 Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrjetė".

IS 40:9 O Sion, ti qė sjell lajmin e mirė, ngjitu mbi njė mal tė lartė! O Jeruzalem, ti qė sjell lajmin e mirė, ngrije zėrin me forcė! Ngrije zėrin, mos ki frikė! Thuaju qyteteve tė Judės: "Ky ėshtė Perėndia juaj!".

IS 40:10 Ja, Perėndia, Zoti, vjen i fuqishėm dhe krahu i tij sundon pėr tė. Ja, e ka shpėrblimin me vete, dhe shpėrblimi i tij e pararend.

IS 40:11 Ai do tė kullosė kopenė e tij si njė bari, do t`i mbledhė qengjat me krahun e tij dhe do t`i mbajė nė gji tė tij, dhe do tė udhėheqė me ėmbėlsi dhe kujdes delet qė kanė tė vegjėlit e tyre.

IS 40:12 Kush i ka matur ujėat me gropėn e dorės, kush ka marrė pėrmasat e qiellit me pėllėmbė, kush ka mbledhur pluhurin e tokės nė njė masė apo ka peshuar malet me njė peshore dhe kodrat e tyre me njė kandar?

IS 40:13 Kush i ka marrė pėrmasat e Frymės sė Zotit, ose si kėshilltari i tij i ka dhėnė mėsime?

IS 40:14 Me kė ėshtė konsultuar, qė t`i jepte mend, t`i mėsonte shtegun e drejtėsisė, t`i jepte dituri dhe t`i tregonte rrugėn e arsyes?

IS 40:15 Ja, kombet janė si njė pikė ujė nė njė kovė, konsiderohen si pluhuri i njė peshoreje; ja, ai i ngre ishujt si tė ishin njė send shumė i vogėl.

IS 40:16 Libani nuk do tė mjaftonte pėr tė siguruar lėndėn djegėse qė i duhet zjarrit, as kafshėt e tij nuk do tė mjaftonin pėr olokaustin.

IS 40:17 Tė gjitha kombet janė si njė hiē para tij dhe konsiderohen prej tij si njė hiē dhe njė kotėsi.

IS 40:18 Kujt dėshironi t`i pėrngjajė Perėndia dhe ēfarė figure do t`i vinit pėrballė?

IS 40:19 Njė artist shkrin njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe argjendari e vesh me ar dhe shkrin zinxhirė tė vegjėl prej argjendi.

IS 40:20 Ai qė ėshtė tepėr i varfėr pėr njė ofertė tė tillė zgjedh njė dru qė nuk kalbet dhe gjen njė artizan tė shkathėt, qė i pėrgatit njė shėmbėlltyrė tė gdhendur qė nuk lėviz.

IS 40:21 Por nuk e dini, nuk e keni dėgjuar? A nuk ju ėshtė njoftuar qė nė fillim? Nuk e keni kuptuar nga themelet e tokės?

IS 40:22 Ai ėshtė ai qė rri ulur mbi rruzullin e tokės, banorėt e sė cilės janė si karkaleca; ai i shpalos qiejtė si njė velo dhe i hap si njė ēadėr ku mund tė banosh.

IS 40:23 Ai i katandis princat nė njė hiē dhe i bėn tė panevojshėm gjykatėsit e tokės.

IS 40:24 Sapo janė mbjellė, sapo janė hedhur nė tokė sapo kėrcelli i tyre ka lėshuar rrėnjė, ai fryn mbi ta dhe ata thahen; uragani i merr me vete si kashtė.

IS 40:25 "Me kė kėrkoni, pra, tė mė ngjasoni, qė tė jem baras me tė?", thotė i Shenjti.

IS 40:26 Ngrini sytė tuaja pėrpjetė dhe shikoni: Kush i krijoi kėto gjėra? Ai qė e nxjerr ushtrinė e tyre me shumicė dhe thėrret gjithēka me emėr; pėr madhėshtinė e fuqisė sė tij dhe forcėn e tij, asnjė nuk mungon.

IS 40:27 Pse thua, o Jakob, dhe ti, Izrael, shpall: "Rruga ime i ėshtė fshehur Zotit dhe pėr tė drejtėn time nuk kujdeset Perėndia im?

IS 40:28 Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme.

IS 40:29 Ai i jep forcė tė lodhurit dhe rrit fuqinė e tė kėputurit.

IS 40:30 Tė rinjtė mundohen dhe lodhen, tė rinjtė e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrėzohen,

IS 40:31 por ata qė shpresojnė te Zoti fitojnė forca tė reja, ngrihen me krahė si shqiponja, vrapojnė pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase