Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 18:1 Mjerė ai vend me krahė tė zhurmshėm qė ndodhet matanė lumenjve tė Etiopisė,

IS 18:2 qė dėrgon lajmėtarė me anė tė detit nė anijeza prej papirusi mbi ujėrat, duke thėnė: "Shkoni, o lajmėtarė tė shpejtė, nė drejtim tė njė kombi shtatlartė dhe lėkurėndritur, nė drejtim tė njė populli tė cilin e kanė frikė qė nga fillimi i tij e mė pas, komb i fuqishėm qė shkel ēdo gjė, vendi i tė cilit ndahet nga lumenjtė".

IS 18:3 Ju tė gjithė, banorė tė botės dhe ata qė banojnė mbi tokė shikoni flamurin kur ky do tė ngrihet mbi malet dhe dėgjoni borinė kur ajo do tė bjerė!

IS 18:4 Sepse kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Do tė rri i qetė dhe do tė shikoj nga banesa ime si njė nxehtėsi e kthjellet dhe e ndritshme nė dritėn e diellit, si njė re vesė nė vapėn e korrjes".

IS 18:5 Sepse para korrjes, kur lulėzimi ka marrė fund dhe lulja ėshtė bėrė njė vile nė fazėn e pjekurisė, ai do t`i presė degėzat me kmesė dhe do tė shkulė e do t`i presė shermendėt.

IS 18:6 Ata tė gjithė tok do tė mbeten tė braktisur shpendėve grabitqarė tė maleve dhe kafshėve tė tokės; zogjtė grabitqarė do tė kalojnė mbi ta gjatė verės dhe kafshėt e tokės do tė kalojnė mbi ta gjatė dimrit.

IS 18:7 Nė kėtė kohė do t`i sjellė oferta Zotit tė ushtrive njė komb shtatlartė dhe lėkurėndritur, njė popull qė e kanė frikė qė nga fillimet e tij e mė pas, njė komb i fuqishėm qė shkel ēdo gjė, vendi i tė cilit pėrshkohet nga lumenj; do tė ēohen nė vendin ku ndodhet emri i Zotit tė ushtrive, nė malin Sion.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase