Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 41

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 41:1 Ishuj, mbani heshtje! Le tė marrin forca tė reja popujt; le tė afrohen dhe pastaj tė flasin. Tė mblidhemi bashkė pėr tė gjykuar!

IS 41:2 "Kush e ka nxitur njė nga lindja, duke e thirrur nė kėmbėt e tij nė drejtėsi? Kush i dorėzoi kombet dhe i nėnshtroi mbretėrit? Ai ia jep si pluhur shpatės sė tij dhe si kashtė e shpėrndarė harkut tė tij.

IS 41:3 Ai i pėrndjek dhe ecėn i sigurtė nėpėr njė rrugė mbi tė cilėn kėmbėt e tij nuk kanė shkelur kurrė.

IS 41:4 Kush ka vepruar dhe ka kryer kėtė, duke thirrur brezat qė nga fillimi? Unė Zoti, jam i pari dhe, me ata tė fundit, do tė jem po ai".

IS 41:5 Ishujt e shohin dhe i ka zėnė frika, skajet e tokės dridhen; po afrohen, po arrijnė.

IS 41:6 Secili ndihmon shokun e tij dhe i thotė vėllait tė tij: "Kurajo".

IS 41:7 Farkėtari i jep zemėr argjendarit dhe ai qė i jep dorėn e fundit punės me ēekiē i jep zemėr atij qė i bie kudhrės dhe thotė pėr saldaturėn: "Mirė ėshtė" dhe e pėrforcon me gozhda qė tė mos lėvizė.

IS 41:8 "Por ti, Izrael, shėrbėtori im, Jakob qė kam zgjedhur, pasardhės i Abrahamit, mikut tim,

IS 41:9 ty qė tė mora nga skajet e tokės, qė kam thirrur nga cepat mė tė largėta tė saj dhe tė kam thėnė: "Ti je shėrbėtori im, tė kam zgjedhur dhe nuk tė kam hedhur poshtė".

IS 41:10 Mos ki frikė, sepse unė jam me ty, mos e humb, sepse unė jam Perėndia yt. Unė tė forcoj dhe njėkohėsisht tė ndihmoj dhe tė mbaj me dorėn e djathtė tė drejtėsisė sime.

IS 41:11 Ja, tėrė ata qė janė zemėruar kundėr teje do tė turpėrohen dhe do tė shushaten; ata qė luftojnė kundėr teje do tė katandisen nė hiē dhe do tė zhduken.

IS 41:12 Ti do t`i kėrkosh, por nuk do t`i gjesh mė ata qė tė kundėrshtonin; ata qė tė bėnin luftė do tė jenė asgjė, si njė gjė qė nuk ekziston mė.

IS 41:13 Sepse unė, Zoti, Perėndia yt, tė zė nga dora e djathtė dhe tė them: "Mos u frikėso, unė tė ndihmoj".

IS 41:14 "Mos u frikėso, o krimb i Jakobit, o njerėz tė Izraelit! Unė tė ndihmoj", thotė Zoti; "Shpėtimtari yt ėshtė i Shenjti i Izraelit.

IS 41:15 Ja, unė tė bėj njė shirėse tė re me dhėmbė tė mprehura; ti do tė shish malet dhe do t`i katandisėsh nė pluhur, dhe do t`i bėsh kodrat si byk.

IS 41:16 Ti do t`i frysh, era do t`i ēojė larg dhe shakullima do t`i shpėrndajė; por ti do tė gėzohesh te Zoti dhe do tė pėrlėvdohesh tek i Shenjti i Izraelit.

IS 41:17 Tė mjerėt dhe tė varfėrit kėrkojnė ujė, por mungon; gjuha e tyre u ėshtė tharė nga etja; unė, Zoti do t`ua plotėsoj dėshirėn; unė, Perėndia i Izraelit, nuk do t`i braktis.

IS 41:18 Do tė bėj qė tė dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime nė mes tė luginave; do ta bėjė shkretėtirėn njė liqen uji dhe tokėn e thatė burim ujėrash.

IS 41:19 Do tė mbjell nė shkretėtirė kedrin, akacien, mėrsinėn dhe ullirin, do tė mbjellė nė Arabah qiparisin, vidhin dhe bredhin,

IS 41:20 me qėllim qė ta shohin, ta dinė, ta konsiderojnė dhe ta kuptojnė tė gjithė tok se dora e Zotit e ka bėrė kėtė gjė dhe i Shenjti i Izraelit e ka krijuar.

IS 41:21 Paraqitni ēėshtjen tuaj, thotė Zoti, parashtroni arsyetimet tuaja, thotė Mbreti i Jakobit.

IS 41:22 Le t`i parashtrojnė dhe tė na njoftojnė ē`ka pėr tė ndodhur. Le tė deklarojnė cilat ishin gjėrat e kaluara, nė mėnyrė qė tė mund t`i shqyrtojmė dhe tė njohim kryerjen e tyre; ose na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur.

IS 41:23 Na njoftoni ē`ka pėr tė ndodhur nė tė ardhmen, dhe kėshtu do tė mėsojmė se jeni perėndi; po, na bėni tė mirė apo tė keqe nė mėnyrė qė tė mbetemi tė habitur duke i parė bashkė.

IS 41:24 Ja, ju jeni njė hiē dhe vepra juaj nuk vlen asgjė; ai qė ju zgjedh kryen njė gjė tė neveritshme.

IS 41:25 Unė thirra dikė nga veriu, dhe ai ka pėr tė ardhur, nga lindja ai do tė pėrmėndė emrin tim; do t`i shkelė princat sikur tė ishin prej argjile, ashtu siē vepron poēari qė e ngjesh baltėn.

IS 41:26 Kush e shpalli kėtė qė nė krye me qėllim qė ta dinim, shumė mė parė qė tė mund tė thonim: "A ėshtė e drejtė"? Por nuk ka njeri qė ta ketė njoftuar kėtė gjė, njeri qė ta ketė shpallur, njeri qė tė ketė dėgjuar fjalėt tuaja.

IS 41:27 E shpalla i pari nė Sion: "Shikoni, ja ku janė!", dhe nė Jeruzalem dėrgova njė lajmėtar me lajme tė mira.

IS 41:28 Shikova, por nuk kishte asnjė, vėrtetė asnjė midis tyre qė tė dinte tė jepte njė kėshillė, apo, i pyetur, mund tė mė jepte njė pėrgjigje.

IS 41:29 Ja, tė gjithė kėta janė kot; veprat e tyre janė njė hiē dhe shtatoret e tyre janė erė dhe gjėra pa kurrfarė vlere".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase