Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 10:1 Mjerė ata qė nxjerrin dekrete tė padrejta dhe ata qė vazhdojnė tė hartojnė vendime tė padrejta,

IS 10:2 pėr t`u mohuar drejtėsinė tė mjerėve, pėr t`u mohuar tė drejtėn tė varfėrve tė popullit tim, dhe pėr t`i bėrė gratė e veja pre tė tyre dhe jetimėt plaēkė tė tyre.

IS 10:3 Ēfarė do tė bėni ditėn e ndėshkimit dhe tė shkatėrrimit qė do tė vijė nga larg? Te kush do tė ikni pėr tė kėrkuar ndihmė dhe kujt do t`ia lini pasurinė tuaj?

IS 10:4 Atyre nuk do t`u mbetet tjetėr veē se tė pėrkulen midis robėrve ose tė bien midis tė vrarėve. Megjithėkėtė zemėrimi i tij nuk qetėsohet dhe dora e tij mbetet e shtrirė.

IS 10:5 Mjerė Asiria, shufra e zemėrimit tim, nė duart e sė cilės ndodhet shkopi i indinjatės sime!

IS 10:6 Unė do ta dėrgoj kundėr njė kombi tė pabesė dhe kundėr popullit tė zemėrimit tim. Do ta urdhėroj qė ta plaēkitė, ta zhveshė dhe ta shkelė si baltėn e rrugėve.

IS 10:7 Por ajo mendon ndryshe dhe nė zemėr tė vet ka plane tė tjera, por dėshiron tė shkatėrrojė dhe tė shfarosė njė numėr tė madh kombesh.

IS 10:8 Nė fakt thotė: "Princat e mi nuk janė tė gjithė mbretėr?

IS 10:9 A nuk ėshtė Kalno si Karkemishi? A nuk ėshtė Hamathi si Arpadi? A nuk ėshtė Samaria si Damasku?

IS 10:10 Ashtu siē ka arritur dora ime mbretėritė e idhujve, shėmbėlltyrat e gdhendura tė tė cilėve ishin mė tė shumta se ato tė Jeruzalemit dhe tė Samarias,

IS 10:11 ashtu si bėra me Samarian dhe me idhujt e saj, a nuk do tė veproj edhe nė Jeruzalem dhe me idhujt e tij?".

IS 10:12 Por do tė ndodhė qė, kur Zoti tė ketė mbaruar tėrė veprėn e tij nė malin Sion dhe nė Jeruzalem, ai do tė thotė: "Unė do tė dėnoj frytin e mėndjemadhėsisė sė zemrės sė mbretit tė Asirisė dhe lavdinė e syve tė tij krenarė".

IS 10:13 Nė fakt ai thotė: "E bėra me forcėn e dorės sime dhe me diturinė time, sepse jam i zgjuar; lėviza kufijtė e popujve, plaēkita thesaret e tyre dhe si njė njeri i fuqishėm shfuqizova ata qė rrinin mbi fron.

IS 10:14 Dora ime ka gjetur si njė fole pasuritė e popujve; ashtu si dikush mbledh vezėt e braktisura, kėshtu unė grumbullova tėrė dheun dhe nuk pati asnjeri qė tė lėvizė krahėt, apo tė hapė sqepin dhe tė pingėrojė".

IS 10:15 Mos vallė sėpata lėvdohet me atė qė pret me tė ose mburret sharra me atė qė e pėrdor? Ashtu si shufra tė duhej tė drejtonte atė qė e ngre, apo shkopi tė mund tė ngrihej a thua se nuk ėshtė prej druri!

IS 10:16 Prandaj Perėndia, Zoti i ushtrive, do tė dėrgojė ligėshtimin midis radhėve tė tyre mė tė fuqishme, dhe nė vend tė lavdisė sė tij ai do tė ndezė njė zjarr, si flakėt e njė zjarri.

IS 10:17 Kėshtu drita e Izraelit do tė bėhet njė zjarr dhe i Shenjti i tij njė flakė, qė do tė flakėrojė dhe do tė pėrpijė ferrat dhe gjembat brenda njė dite tė vetme.

IS 10:18 Ai do tė konsumojė lavdinė e pyllit tė tij dhe tė fushės pjellore tė tij nga shpirti deri te trupi; do tė jetė si njė i sėmurė qė ligėshtohet.

IS 10:19 Pjesa tjetėr e drurėve tė pyllit tė tij do tė katandiset nė njė numėr aq tė vogėl qė edhe njė fėmijė mund t`i numėrojė.

IS 10:20 Atė ditė do tė ndodhė qė pjesa qė mbetet e Izraelit dhe ata qė kanė shpėtuar nga shtėpia e Jakobit nuk do tė mbėshteten mė mbi atė qė i godiste, por do tė mbėshteten nė tė vėrtetė mbi Zotin, tė Shenjtin e Izraelit.

IS 10:21 Njė mbetje, mbetja e Jakobit, do t`i kthehet Zotit tė fuqishėm.

IS 10:22 Sepse, edhe sikur populli yt, o Izrael, tė ishte si rėra e detit, vetėm njė mbetje e tij do tė kthehet; shfarosja e dekretuar do ta bėjė drejtėsinė tė vėrshojė.

IS 10:23 Nė fakt Zoti, Zoti i ushtrive, do tė kryejė shfarosjen e dekretuar nė mes tė tė gjithė dheut.

IS 10:24 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti i ushtrive: "O populli im, qė banon nė Sion, mos ki frikė nga Asiri, qė tė rreh me shufėr dhe ngre kundėr teje shkopin e tij, ashtu si bėri Egjipti.

IS 10:25 Sepse edhe pak kohė dhe indinjata do tė marrė fund, ndėrsa zemėrimi im do tė drejtohet pėr shkatėrrimin e tyre.

IS 10:26 Zoti i ushtrive do tė ngrejė kundėr tij kamxhikun, ashtu siē e goditi Madianin te shkėmbi i Horebit; dhe ashtu si shtriu shkopin e tij mbi det, kėshtu do ta ngrerė akoma ashtu si bėri nė Egjipt.

IS 10:27 Atė ditė do tė ndodhė qė barra e tij do tė hiqet nga kurrizi dhe zgjedha e tij nga qafa jote; zgjedha do tė shkatėrrohet nga vajosj e vajit".

IS 10:28 Ai arrin nė Ajath, e kapėrcen Migronin dhe i lė ngarkesėn e tij nė Mikmash.

IS 10:29 Kapėrcejnė vendkalimin, fushojnė nė Geba; Ramahu dridhet, Gibeahu i Saulit ka ikur.

IS 10:30 Ēo zėrin tėnd, o bija e Galimit! Kij kujdes, o Laish! E mjera Anathoth!

IS 10:31 Madmenahu ka ikur, banorėt e Gebimit kėrkojnė njė strehė.

IS 10:32 Megjithatė do tė qėndrojė sot nė Nob, duke tundur grushtin kundėr malit tė bijės sė Sionit, kodrės sė Jeruzalemit.

IS 10:33 Ja, Zoti, Zoti i ushtrive, do t`i kėpusė degėt me dhunė tė tmerrshme; mė tė lartat do tė priten; mė krenarėt do tė ulen.

IS 10:34 Ai do tė rrėzojė me sėpatė pjesėn mė tė dendur tė pyllit dhe Libani do tė bjerė nėn goditjet e tė Fuqishmit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase