Main Index: Albanian Bible

 

Isaiah 48

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66]

IS 48:1 Dėgjoni kėtė, o shtėpi e Jakobit, ju qė ju thėrrasin me emrin e Izraelit dhe qė keni dalė nga burimet e Judės, ju qė betoheni pėr emrin e Zotit dhe qė pėrmendni Perėndinė e Izraelit, por jo me tė vėrtetė dhe me drejtėsi.

IS 48:2 Duke qenė se quhen me emrin e qytetit tė shenjtė dhe mbėshteten mbi Perėndinė e Izraelit, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive;

IS 48:3 "Unė i shpalla gjėrat e kaluara qė nė fillim; kishin dalė nga goja ime dhe kisha bėrė qė t`i dėgjonin; pastaj veprova papritmas dhe ato ndodhėn.

IS 48:4 Sepse e dija qė ishe kokėfortė, qė qafa jote ishte njė brez i hekurt dhe balli yt prej bronzi,

IS 48:5 t`i kam njoftuar qė nė fillim, bėra qė t`i dėgjosh para se tė ndodhnin, qė tė mos kishe pėr tė thėnė: "I ka bėrė idhulli im, i ka urdhėruar shėmbėlltyra ime e gdhendur dhe shėmbėlltyra ime e shkrirė".

IS 48:6 Ti e ke dėgjuar dhe e ke parė tėrė kėtė gjė. A nuk do ta shpallni? Qė tani bėj qė tė dėgjosh gjėra tė reja, gjėra tė fshehta qė ti nuk i njihje.

IS 48:7 Ato janė krijuar tashti dhe jo qė nė fillim; para ditės sė sotme nuk i kishe dėgjuar dhe kėshtu nuk mund tė thuash: "Ja, unė i dija".

IS 48:8 Jo, ti as nuk i ke dėgjuar as nuk i ke ditur, as veshi yt nuk ishte i hapur atėherė, sepse e dija qė ti do tė veproje me pabesi dhe qė do tė quheshe "rebel" qė nė bark tė nėnės.

IS 48:9 Pėr hir tė emrit tim do ta shtyj pėr mė vonė zemėrimin tim, dhe pėr hir tė lavdisė sime do ta frenoj qė tė mos tė tė shfaros.

IS 48:10 Ja, unė tė kam rafinuar, por jo si argjendi; tė kam provuar nė poēen e pikėllimit.

IS 48:11 Pėr hir tė vetvetes, pėr hir tė vetvetes e bėj kėtė; si mund tė lė, pra, qė tė pėrdhoset emri im? Nuk do t`ia jap lavdinė time asnjė tjetri".

IS 48:12 "Dėgjomė, o Jakob, dhe Izrael, qė unė kam thirrur. Unė jam ai qė ėshtė; unė jam i pari dhe jam i fundit gjithashtu.

IS 48:13 Dora ime ka themeluar tokėn dhe dora ime e djathtė ka shpalosur qiejtė; kur unė i thėrras, paraqiten bashkė.

IS 48:14 Mblidhuni, ju tė gjithė, dhe dėgjoni! Kush prej tyre ka shpallur kėto gjėra? Ai qė Zoti dashuron do tė kryejė vullnetin e tij kundėr Babilonisė dhe do tė ngrerė krahun e tij kundėr Kaldeasve.

IS 48:15 Unė, unė i fola, po, unė e thirra, e bėra tė vijė dhe do tė bėj qė veprimi i tij tė shkojė mbarė.

IS 48:16 Afrohuni tek unė, dėgjoni kėtė: "Qysh nė fillim nuk fola nė fshehtėsi; kur kėto fakte ndodhnin, unė isha atje. Dhe tani Zoti, Zoti, dhe Fryma e tij mė kanė dėrguar"".

IS 48:17 Kėshtu thotė Zoti, Ēliruesi yt, i Shenjti i Izraelit: "Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė mėson pėr tė mirėn tėnde, qė tė udhėheq nėpėr rrugėn qė duhet tė ndjekėsh.

IS 48:18 Ah, sikur t`u kishe kushtuar kujdes urdhėrimeve tė mia! Paqja jote do tė ishte si njė lumė dhe drejtėsia jote si valėt e detit.

IS 48:19 Trashėgimia jote do tė ishte si rėra dhe ata qė kanė lindur nga tė pėrbrėndėshmet e tua do tė ishin tė pallogaritshėm si kokrrizat e saj; emri i tij nuk do tė fshihej as do tė shkatėrrohej para meje".

IS 48:20 Dilni nga Babilonia, ikni nga Kaldeasit! Me njė zė tė gėzuar kumtojeni, shpalleni kėtė gjė, pėrhapeni deri nė skajet e tokės. Thoni: "Zoti ka ēliruar shėrbėtorin e tij Jakob".

IS 48:21 Ata nuk patėn etje kur i ēoi nėpėr shkretėtirė. Ai bėri qė tė burojė pėr ta ujė nga shkėmbi; e ēau shkėmbin dhe dolėn ujėrat.

IS 48:22 "Nuk ka paqe pėr tė pabesėt", thotė Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase