Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 136

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 136:1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:2 Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:3 Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:4 atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:5 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:6 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:7 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:8 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:9 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:10 Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:11 dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:12 me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:13 Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:14 dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:15 por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:16 Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:17 atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:18 dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;

PS 136:19 Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:20 dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:21 Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:22 në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:23 Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

PS 136:24 dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:25 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 136:26 Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase