Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 38

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 38:1 O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.

PS 38:2 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

PS 38:3 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

PS 38:4 Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

PS 38:5 Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.

PS 38:6 Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

PS 38:7 sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.

PS 38:8 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.

PS 38:9 O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.

PS 38:10 Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.

PS 38:11 Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.

PS 38:12 Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.

PS 38:13 Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.

PS 38:14 Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.

PS 38:15 Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.

PS 38:16 Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".

PS 38:17 Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,

PS 38:18 ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,

PS 38:19 armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.

PS 38:20 Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.

PS 38:21 O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.

PS 38:22 Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase