Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 63

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 63:1 O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

PS 63:2 Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

PS 63:3 Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

PS 63:4 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

PS 63:5 Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

PS 63:6 Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

PS 63:7 Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.

PS 63:8 Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

PS 63:9 Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.

PS 63:10 Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.

PS 63:11 Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase