Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 102

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 102:1 O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.

PS 102:2 Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.

PS 102:3 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.

PS 102:4 Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.

PS 102:5 Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.

PS 102:6 I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.

PS 102:7 Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.

PS 102:8 Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.

PS 102:9 Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.

PS 102:10 Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.

PS 102:11 Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.

PS 102:12 Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.

PS 102:13 Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.

PS 102:14 Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.

PS 102:15 Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,

PS 102:16 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.

PS 102:17 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.

PS 102:18 Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,

PS 102:19 sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

PS 102:20 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

PS 102:21 me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

PS 102:22 kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.

PS 102:23 Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.

PS 102:24 Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.

PS 102:25 Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;

PS 102:26 ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.

PS 102:27 Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

PS 102:28 Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase