Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 83

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 83:1 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

PS 83:2 Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

PS 83:3 Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

PS 83:4 Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

PS 83:5 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

PS 83:6 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

PS 83:7 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

PS 83:8 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

PS 83:9 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

PS 83:10 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

PS 83:11 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

PS 83:12 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

PS 83:13 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

PS 83:14 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

PS 83:15 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

PS 83:16 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

PS 83:17 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

PS 83:18 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase