Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 135

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 135:1 Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,

PS 135:2 që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.

PS 135:3 Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.

PS 135:4 Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.

PS 135:5 Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.

PS 135:6 Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.

PS 135:7 Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.

PS 135:8 Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,

PS 135:9 dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.

PS 135:10 Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:

PS 135:11 Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.

PS 135:12 Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.

PS 135:13 O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.

PS 135:14 Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.

PS 135:15 Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;

PS 135:16 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

PS 135:17 kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.

PS 135:18 Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.

PS 135:19 Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.

PS 135:20 Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.

PS 135:21 Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase