Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 115

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 115:1 Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

PS 115:2 Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".

PS 115:3 Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.

PS 115:4 Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.

PS 115:5 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

PS 115:6 kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,

PS 115:7 kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.

PS 115:8 Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.

PS 115:9 O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

PS 115:10 O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

PS 115:11 O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

PS 115:12 Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.

PS 115:13 Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.

PS 115:14 Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.

PS 115:15 Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

PS 115:16 Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.

PS 115:17 Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.

PS 115:18 Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase