PS 121:1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
PS 121:2 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.
PS 121:3 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
PS 121:4 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
PS 121:5 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
PS 121:6 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
PS 121:7 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
PS 121:8 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase