PS 129:1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:
PS 129:2 "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.
PS 129:3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".
PS 129:4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.
PS 129:5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!
PS 129:6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;
PS 129:7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;
PS 129:8 dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase