Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 116

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 116:1 Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

PS 116:2 Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

PS 116:3 Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.

PS 116:4 Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

PS 116:5 Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

PS 116:6 Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

PS 116:7 Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

PS 116:8 Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

PS 116:9 Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

PS 116:10 Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

PS 116:11 dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

PS 116:12 Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

PS 116:13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

PS 116:14 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

PS 116:15 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

PS 116:16 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

PS 116:17 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

PS 116:18 Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

PS 116:19 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase