Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 119

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 119:1 Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.

PS 119:2 Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

PS 119:3 dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.

PS 119:4 Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.

PS 119:5 Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.

PS 119:6 Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

PS 119:7 Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

PS 119:8 Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.

PS 119:9 Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

PS 119:10 Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.

PS 119:11 E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

PS 119:12 Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.

PS 119:13 Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.

PS 119:14 Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.

PS 119:15 Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.

PS 119:16 Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.

PS 119:17 Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.

PS 119:18 Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.

PS 119:19 Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.

PS 119:20 Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.

PS 119:21 Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.

PS 119:22 Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.

PS 119:23 Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.

PS 119:24 Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.

PS 119:25 Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.

PS 119:26 Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.

PS 119:27 Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.

PS 119:28 Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.

PS 119:29 Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.

PS 119:30 Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.

PS 119:31 Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.

PS 119:32 Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.

PS 119:33 Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.

PS 119:34 Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.

PS 119:35 Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.

PS 119:36 Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.

PS 119:37 Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.

PS 119:38 Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.

PS 119:39 Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.

PS 119:40 Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.

PS 119:41 Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

PS 119:42 Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.

PS 119:43 Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.

PS 119:44 Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.

PS 119:45 Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

PS 119:46 Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.

PS 119:47 Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.

PS 119:48 Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.

PS 119:49 Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.

PS 119:50 Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

PS 119:51 Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.

PS 119:52 Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.

PS 119:53 Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

PS 119:54 Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.

PS 119:55 O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.

PS 119:56 Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.

PS 119:57 Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.

PS 119:58 Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.

PS 119:59 Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

PS 119:60 Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

PS 119:61 Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.

PS 119:62 Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

PS 119:63 Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.

PS 119:64 O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

PS 119:65 Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.

PS 119:66 Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

PS 119:67 Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

PS 119:68 Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.

PS 119:69 Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.

PS 119:70 Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.

PS 119:71 Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

PS 119:72 Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.

PS 119:73 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.

PS 119:74 Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

PS 119:75 Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

PS 119:76 Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

PS 119:77 Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.

PS 119:78 U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.

PS 119:79 Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.

PS 119:80 Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.

PS 119:81 Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.

PS 119:82 Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".

PS 119:83 Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.

PS 119:84 Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?

PS 119:85 Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.

PS 119:86 Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.

PS 119:87 Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.

PS 119:88 Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.

PS 119:89 Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.

PS 119:90 Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.

PS 119:91 Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.

PS 119:92 Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.

PS 119:93 Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.

PS 119:94 Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.

PS 119:95 Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.

PS 119:96 Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.

PS 119:97 Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.

PS 119:98 Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.

PS 119:99 Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.

PS 119:100 Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.

PS 119:101 Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.

PS 119:102 Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.

PS 119:103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.

PS 119:104 Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.

PS 119:105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

PS 119:106 Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.

PS 119:107 Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.

PS 119:108 O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.

PS 119:109 Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.

PS 119:110 Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.

PS 119:111 Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.

PS 119:112 Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.

PS 119:113 Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

PS 119:114 Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.

PS 119:115 Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.

PS 119:116 Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.

PS 119:117 Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.

PS 119:118 Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.

PS 119:119 Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.

PS 119:120 Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.

PS 119:121 Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.

PS 119:122 Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.

PS 119:123 Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.

PS 119:124 Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.

PS 119:125 Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.

PS 119:126 Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.

PS 119:127 Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.

PS 119:128 Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.

PS 119:129 Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.

PS 119:130 Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

PS 119:131 Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.

PS 119:132 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.

PS 119:133 Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

PS 119:134 Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.

PS 119:135 Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.

PS 119:136 Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

PS 119:137 Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.

PS 119:138 Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.

PS 119:139 Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.

PS 119:140 Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

PS 119:141 Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.

PS 119:142 Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.

PS 119:143 Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.

PS 119:144 Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.

PS 119:145 Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.

PS 119:146 Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.

PS 119:147 Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.

PS 119:148 Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

PS 119:149 Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.

PS 119:150 Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.

PS 119:151 Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.

PS 119:152 Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.

PS 119:153 Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.

PS 119:154 Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.

PS 119:155 Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.

PS 119:156 Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.

PS 119:157 Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.

PS 119:158 I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

PS 119:159 Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.

PS 119:160 Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.

PS 119:161 Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.

PS 119:162 Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.

PS 119:163 Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.

PS 119:164 Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.

PS 119:165 Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.

PS 119:166 O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.

PS 119:167 Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.

PS 119:168 Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.

PS 119:169 Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

PS 119:170 Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.

PS 119:171 Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.

PS 119:172 Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.

PS 119:173 Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.

PS 119:174 Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.

PS 119:175 Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.

PS 119:176 Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase