Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 33:1 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.

PS 33:2 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.

PS 33:3 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.

PS 33:4 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.

PS 33:5 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.

PS 33:6 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

PS 33:7 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.

PS 33:8 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

PS 33:9 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

PS 33:10 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

PS 33:11 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.

PS 33:12 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.

PS 33:13 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.

PS 33:14 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.

PS 33:15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.

PS 33:16 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.

PS 33:17 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.

PS 33:18 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

PS 33:19 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.

PS 33:20 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

PS 33:21 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.

PS 33:22 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase