Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 132

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 132:1 Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

PS 132:2 ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:

PS 132:3 "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;

PS 132:4 nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,

PS 132:5 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

PS 132:6 Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.

PS 132:7 Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

PS 132:8 Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.

PS 132:9 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

PS 132:10 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

PS 132:11 Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.

PS 132:12 Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

PS 132:13 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

PS 132:14 "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

PS 132:15 Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;

PS 132:16 do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

PS 132:17 Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.

PS 132:18 Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase