Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 109

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 109:1 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

PS 109:2 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

PS 109:3 më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

PS 109:4 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

PS 109:5 Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

PS 109:6 Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

PS 109:7 Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.

PS 109:8 Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

PS 109:9 Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.

PS 109:10 U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.

PS 109:11 Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.

PS 109:12 Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.

PS 109:13 U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.

PS 109:14 U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.

PS 109:15 U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.

PS 109:16 Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.

PS 109:17 Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

PS 109:18 Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

PS 109:19 Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.

PS 109:20 Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.

PS 109:21 Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,

PS 109:22 sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.

PS 109:23 Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.

PS 109:24 Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.

PS 109:25 Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.

PS 109:26 Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,

PS 109:27 dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.

PS 109:28 Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.

PS 109:29 U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,

PS 109:30 Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

PS 109:31 sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase