Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 107

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 107:1 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 107:2 Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

PS 107:3 <add> dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

PS 107:4 Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

PS 107:5 Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

PS 107:6 Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

PS 107:7 dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

PS 107:8 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

PS 107:9 Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

PS 107:10 Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,

PS 107:11 sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;

PS 107:12 prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

PS 107:13 Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

PS 107:14 i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.

PS 107:15 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

PS 107:16 sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

PS 107:17 Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;

PS 107:18 ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,

PS 107:19 por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.

PS 107:20 Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.

PS 107:21 Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

PS 107:22 le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.

PS 107:23 Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

PS 107:24 shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

PS 107:25 Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

PS 107:26 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

PS 107:27 Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.

PS 107:28 Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.

PS 107:29 Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.

PS 107:30 Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.

PS 107:31 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

PS 107:32 le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

PS 107:33 Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;

PS 107:34 tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.

PS 107:35 Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.

PS 107:36 Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,

PS 107:37 mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.

PS 107:38 Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.

PS 107:39 Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.

PS 107:40 Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.

PS 107:41 Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.

PS 107:42 Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.

PS 107:43 Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase