Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 106

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 106:1 Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

PS 106:2 Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?

PS 106:3 Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.

PS 106:4 Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,

PS 106:5 me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.

PS 106:6 Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

PS 106:7 Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

PS 106:8 Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.

PS 106:9 I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.

PS 106:10 I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

PS 106:11 Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.

PS 106:12 Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.

PS 106:13 Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.

PS 106:14 U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.

PS 106:15 Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.

PS 106:16 Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

PS 106:17 toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

PS 106:18 Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.

PS 106:19 Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,

PS 106:20 dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.

PS 106:21 Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,

PS 106:22 mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.

PS 106:23 Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.

PS 106:24 Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,

PS 106:25 por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.

PS 106:26 Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,

PS 106:27 dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.

PS 106:28 Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.

PS 106:29 E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

PS 106:30 Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.

PS 106:31 Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.

PS 106:32 Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

PS 106:33 sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.

PS 106:34 Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;

PS 106:35 por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;

PS 106:36 u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

PS 106:37 ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

PS 106:38 dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

PS 106:39 Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.

PS 106:40 Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

PS 106:41 I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

PS 106:42 Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.

PS 106:43 Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.

PS 106:44 Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

PS 106:45 dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.

PS 106:46 Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.

PS 106:47 Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

PS 106:48 I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase