Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Psalms 51

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52] [53] [54] [55] [56] [57] [58] [59] [60] [61] [62] [63] [64] [65] [66] [67] [68] [69] [70] [71] [72] [73] [74] [75] [76] [77] [78] [79] [80] [81] [82] [83] [84] [85] [86] [87] [88] [89] [90] [91] [92] [93] [94] [95] [96] [97] [98] [99] [100] [101] [102] [103] [104] [105] [106] [107] [108] [109] [110] [111] [112] [113] [114] [115] [116] [117] [118] [119] [120] [121] [122] [123] [124] [125] [126] [127] [128] [129] [130] [131] [132] [133] [134] [135] [136] [137] [138] [139] [140] [141] [142] [143] [144] [145] [146] [147] [148] [149] [150]

PS 51:1 Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.

PS 51:2 Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

PS 51:3 Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

PS 51:4 Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

PS 51:5 Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.

PS 51:6 Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.

PS 51:7 Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

PS 51:8 Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.

PS 51:9 Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

PS 51:10 O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

PS 51:11 Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

PS 51:12 Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.

PS 51:13 Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

PS 51:14 Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.

PS 51:15 O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.

PS 51:16 Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.

PS 51:17 Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.

PS 51:18 Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.

PS 51:19 Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase