PS 120:1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.
PS 120:2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.
PS 120:3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?
PS 120:4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.
PS 120:5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!
PS 120:6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.
PS 120:7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.
Created with HTMLCompiler by BibleDatabase