Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 42

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 42:1 Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe tha:

JOB 42:2 "E pranoj që mund të bësh gjithçka, dhe që asnjë nga planet e tua nuk mund të pengohet.

JOB 42:3 Kush është ai që, pa pasur gjykim, errëson mendjen tënde? Prandaj thashë gjëra që nuk i kuptoja, gjëra shumë të larta për mua që nuk i njihja.

JOB 42:4 Dëgjomë, pra, dhe unë do të flas; unë do të të bëj pyetje dhe ti do të më përgjigjesh.

JOB 42:5 Veshi im kishte dëgjuar të flitej për ty por tani syri im të sheh.

JOB 42:6 Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin".

JOB 42:7 Mbas këtyre fjalëve që Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemërimi im u ndez kundër teje dhe kundër dy miqve të tu, sepse nuk keni folur drejt për mua, ashtu si ka bërë shërbëtori im Job.

JOB 42:8 Tani, pra, merrni me vete shtatë dema dhe shtatë desh, shkoni te shërbëtori im Job dhe ofroni një olokaust për veten tuaj. Dhe shërbëtori im Jobi do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t'ju trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, si ka bërë shërbëtori im Job".

JOB 42:9 Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhëruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes për Jobin.

JOB 42:10 Mbasi Jobi u lut për miqtë e tij, Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.

JOB 42:11 Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.

JOB 42:12 Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.

JOB 42:13 Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija;

JOB 42:14 e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk.

JOB 42:15 Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.

JOB 42:16 Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.

JOB 42:17 Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditë.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase