Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 13:1 "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.

JOB 13:2 Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.

JOB 13:3 Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;

JOB 13:4 sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.

JOB 13:5 Oh, sikur të heshtnit fare, kjo do të ishte dituria juaj.

JOB 13:6 Dëgjoni tani mbrojtjen time dhe vini re deklaratat e buzëve të mia.

JOB 13:7 A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?

JOB 13:8 A doni të përdorni anësi me të ose të mbroni një kauzë të Perëndisë?

JOB 13:9 Do të ishte më mirë për ju që ai t'ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?

JOB 13:10 Me siguri ai do t'ju qortojë, në rast se fshehurazi veproni me anësi.

JOB 13:11 Madhëria e tij vallë a nuk do t'ju kallë frikë dhe tmerri i tij a nuk do të bjerë mbi ju?

JOB 13:12 Thëniet tuaja moralizuese janë proverba prej hiri, argumentet tuaja më të mira nuk janë veçse argumente prej argjila.

JOB 13:13 Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.

JOB 13:14 Pse duhet ta mbaj mishin tim me dhëmbët dhe ta vë jetën time në duart e mia?

JOB 13:15 Ja, ai do të më vrasë, nuk kam më shpresë; sidoqoftë, do ta mbroj para tij qëndrimin tim.

JOB 13:16 Ai do të jetë edhe shpëtimi im, sepse një i pabesë nuk do të guxonte të paraqitej para tij.

JOB 13:17 Dëgjoni me vëmendje fjalimin tim dhe deklaratat e mia me veshët tuaj.

JOB 13:18 Ja, unë e kam përgatitur kauzën time; e di që do të njihem si i drejtë.

JOB 13:19 Kush kërkon, pra, të hahet me mua? Sepse atëherë do të heshtja dhe do të vdisja.

JOB 13:20 Vetëm mos bëj dy gjëra me mua, dhe nuk do t'i fshihem pranisë sate;

JOB 13:21 largoje dorën nga unë dhe tmerri yt të mos më kallë më frikë.

JOB 13:22 Pastaj mund edhe të më thërrasësh edhe unë do të përgjigjem, ose do të flas unë, dhe ti do të përgjigjesh.

JOB 13:23 Sa janë fajet e mia dhe mëkatet e mia? Më bëj të ditur shkeljet e mia dhe mëkatin tim!

JOB 13:24 Pse më fsheh fytyrën tënde dhe më konsideron si armikun tënd?

JOB 13:25 Mos do vallë të trembësh një gjethe të shtyrë sa andej dhe këndej dhe të ndjekësh ca kashtë të thatë?

JOB 13:26 Pse shkruan kundër meje gjëra të hidhura dhe bën që të rëndojë mbi mua trashëgimia e fajeve të rinisë sime?

JOB 13:27 Ti i vë këmbët e mia në pranga dhe kqyr me kujdes rrugët e mia; ti vendos një cak për tabanin e këmbëve të mia,

JOB 13:28 Ndërkaq trupi im po shpërbëhet si një send i kalbur, si një rrobë që e ka grirë mola".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase