Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 12

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 12:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

JOB 12:2 "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.

JOB 12:3 Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?

JOB 12:4 Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.

JOB 12:5 Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.

JOB 12:6 Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.

JOB 12:7 Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,

JOB 12:8 ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.

JOB 12:9 Midis tërë këtyre krijesave, cila nuk e di që dora e Zotit i ka bërë këto?

JOB 12:10 Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

JOB 12:11 Veshi a nuk i shqyrton vallë fjalët, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

JOB 12:12 Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

JOB 12:13 Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.

JOB 12:14 Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t'ia hapë.

JOB 12:15 Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t'i lërë të lira, përmbytin tokën.

JOB 12:16 Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.

JOB 12:17 Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.

JOB 12:18 Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.

JOB 12:19 I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.

JOB 12:20 I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

JOB 12:21 Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.

JOB 12:22 Zbulon gjërat e thella të fshehura në terr dhe sjell në dritë hijen e vdekjes.

JOB 12:23 I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.

JOB 12:24 U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.

JOB 12:25 Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase