Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 23:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

JOB 23:2 "Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim.

JOB 23:3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

JOB 23:4 Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente.

JOB 23:5 Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë.

JOB 23:6 A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje.

JOB 23:7 Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë.

JOB 23:8 Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh;

JOB 23:9 vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

JOB 23:10 Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

JOB 23:11 Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar;

JOB 23:12 nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

JOB 23:13 Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën,

JOB 23:14 kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera.

JOB 23:15 Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij.

JOB 23:16 Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron.

JOB 23:17 Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase