Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 25

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 25:1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

JOB 25:2 "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

JOB 25:3 A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

JOB 25:4 Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

JOB 25:5 Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

JOB 25:6 aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase