Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 27:1 Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:

JOB 27:2 "Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,

JOB 27:3 deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

JOB 27:4 buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.

JOB 27:5 Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.

JOB 27:6 Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia.

JOB 27:7 Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë.

JOB 27:8 Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?

JOB 27:9 A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij, kur mbi të do të bjerë fatkeqësia?

JOB 27:10 A do t'i vërë kënaqësitë e tij vallë tek i Plotfuqishmi dhe do të kërkojë ndihmën e Perëndisë në çdo kohë?

JOB 27:11 Do t'ju jap mësime mbi fuqinë e Perëndisë, nuk do t'ju fsheh qëllimet e të Plotfuqishmit.

JOB 27:12 Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?

JOB 27:13 Ky është fati që Perëndia i rezervon njeriut të keq, trashëgimia që njerëzit që përdorin dhunën marrin nga i Plotfuqishmi.

JOB 27:14 Në rast se ka një numër të madh bijsh, këta i destinohen shpatës, dhe trashëgimtarët e tij nuk do të kenë bukë për t'u ngopur.

JOB 27:15 Ata që do të mbijetojnë pas tij do të varrosen nga vdekja dhe të vejat e tyre nuk do të qajnë.

JOB 27:16 Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,

JOB 27:17 ai i grumbullon, por do t'i veshë i drejti, dhe argjendin do ta ndajë i pafajmi.

JOB 27:18 Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

JOB 27:19 I pasuri bie në shtrat, por nuk do të bashkohet me njerëzit e tij; hap sytë dhe nuk është më.

JOB 27:20 Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

JOB 27:21 Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikën, e fshin nga vendi i tij si një vorbull.

JOB 27:22 Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

JOB 27:23 njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase